Zgjedhjet e 8 majit Lajcak e delegacioni i OSBE-se ne Tiranë
TIRANE- Zgjedhjet vendore të 8 majit dhe situate politike sjellin në Tiranë javën që vjen dy delegacione me përfaqësi ndërkombëtare, atë të Bashkimit Europian dhe ate të OSBE.
Fillimisht do jë jetë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak që do të vizitojë të martën Tiranën. Kjo është vizita e tij e tretë pas ngjarjeve të 21 janarit për të negociuar me palët politike mbi përmbushjen e kushteve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale. Në një njoftim të djeshëm të zyrës së Komisionit Europian në Tiranë, thuhet se "Bashkimi Europian do të dërgojë në Tiranë më 22 mars të dërguarin e posaçëm Miroslav Lajçak. Misioni i tij do të përqendrohet tek negocimi për plotësimin e kushteve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 8 majit". Kriza politike dhe demonstrata e dhunshme antiqeveritare e 21 janarit ku humbën jetën 4 persona, e kanë detyruar të dërguarin e BE-së të zhvillojë takime të njëpasnjëshme me presidentin e Republikës, Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozitës, Edi Rama. Pritet që sërish i dërguari i Brukselit të sjellë mesazhet e reja, që mund të jenë edhe më të forta për politikën shqiptare.
Nderkaq Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokalë të 8 Majit pritet të mbërrijë në Shqipëri më datat 27-28 mars. Në krye të 450 vëzhguesve, do të jetë diplomati amerikan, Jonathan Stonestreet, i cili aktualisht ushtron detyrën e Këshilltarit të Lartë Zgjedhor, pranë zyrës së OSBE-së. Nga 450 monitoruesit e OSBE/ODIHR-it, 50 prej tyre do të kenë statusin e vëzhguesit afatgjatë të këtyre zgjedhjeve ndërsa pjesa tjetër, prej 400 personash, do të mbërrijnë në Shqipëri për të monitoruar ditën e zgjedhjeve dhe procesin e numërimit.
(s.g/BalkanWeb)