E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, thika mbi 46-vjeçaren, mister shkaku e autori

VLORE - Një 46-vjeçare nga Vlora është në gjendje të rëndë në spitalin kirurgjik të këtij qyteti si pasojë e goditjes me thikë në trup. Ndërkohë që policia ende nuk ka asnjë detaj për motivet dhe autorët e krimit. Sipas policisë, viktimë e goditjes me thikë është 46-vjeçarja Marjeta Sakaj, ndërsa ngjarja ka ndodhur në orën 02:00 të ditës së shtunë pranë vendit të quajtur "Kali i Trojës" në lagjen "Isa Boletini" të Vlorës. Sipas mjekëve, 46-vjeçarja është qëlluar në bark, goditje që i ka shkaktuar hemorragji të brendshme. Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, ende ajo është në gjendje koma dhe nuk mund të flasë. "Kemi disa pista hetimi, por deri tani nuk kemi motive dhe emra konkretë të krimit", - shtojnë burimet e policisë së Vlorës.
(s.g/GSH/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›