Kofindustria: BSH të marrë masa për “kredinë e keqe”
Adimistratori i Përgjithshëm i Kofindustrisë Gjergj Buxhuku i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të marrë masat për zgjidhjen e çështjes problematike të “kredive të këqia”.
TIRANË - Konfindustria, tërheq edhe njëherë vëmendjen e Bankës së Shqipërisë, që të ushtrojë në mënyrë të plotë të drejtat e saj ligjore me masa të prekshme të ashpra mbi bankat e nivelit të dytë dhe stafin menaxherial të tyre. Kjo deklaratë ka ardhur lidhur me çështjen mjaft të ndjeshme dhe problematike të rritjes së shpejtë të portofolit të “kredive të këqija” në portofolin e përgjithshëm të kredive të dhëna.
Nëpërmjet një deklarate për mediat “Kofindustria” shprehet se thelbi i problemeve në sistemin bankar shqiptar për shkak të fenomenit të “kredive të këqia” është prodhuar nga brenda sistemit, nga keqmenaxhimi në vazhdimësi dhe nuk është aspak i ri në kohë.
Pasojat, që mund të vijnë nga paqendrueshmëritë e tregjeve financiare ndërkombëtare, kanë vetëm ndikim dytësor dhe në asnjë mënyrë nuk mund të shërbejnë si justifikim për përgjegjësitë e brendshme të keqmenaxhimit bankar. “Gjithashtu, shqetësimi rritet kur dihet, se tashmë jemi vetëm në fillimin e kohës kur ka filluar të maturohet masa kryesore e kredive të dhëna. Pavarësisht, se sipas standardeve ndërkombëtare ende nuk është arritur shkalla e rrezikut të masës së kredive të këqija, kahu rritës i përshpejtuar i tyre duhet të shërbejë si kambanë alarmi për Bankën e Shqipërisë, qeverinë dhe vetë vendimmarrjen politike tërësore të vendit”, thuhet në deklaratë.
Më tej “Kofindustria” shton se masat e Bankës së Shqipërisë duhet të jenë të shpejta dhe të ashpra brenda të gjitha hapësirave ligjore të dhëna ndaj subjekteve bankare shqiptare, që paraqesin prirje për performancë negative ndaj rritjes së masës relative dhe absolute të “kredive të këqia”, nëse kihet parasysh dhe paqëndrueshmëria dhe pasojat e krizës së sistemit bankar dhe financiar botëror.
“Masat e ashpra duhet të shkojnë deri në hetimin e hollësishëm të pasaktësisë së mundshme në raportimet e operatorëve bankare dhe financiare, nxjerrjen e përgjegjësive të stafit administrativ të bankave, marrjen e masave përkatëse ndaj personave përgjegjës që për paaftësi, subjektivizëm ose korrupsion keqpërdorin paratë e shqiptarëve dhe deri heqjen e licencave për operatoret bankare me performancë negative”, tha adimistratori i Përgjithshëm i Kofindustrisë Gjergj Buxhuku.
(a.s/Balkanweb)