Durrës, Rama: Pjesëmarrja e grave përtej Kuvendit
DURRES- Kryetari i Partisë Socialiste ka qenë i ftuar të marrë pjesë në një forum me gra e vajza pedagoge në qytetin e Durrësit. Në këtë takim është theksuar që të shkohet përtej kuotave të përfaqësimit të grave dhe vajzave në Kuvend. Një shoqëri e balancuar në aspektin gjinor, mund të përballojë shumë më me sukses sfidën e luftës me varfërinë, dhunën, injorancën, korrupsionin, me papunësinë.
Kryesocialisti Rama në këtë takim me pedagoge në qytetin e Durrësit, u shpreh se PSSH do të bëjë të mundur që në Kuvend të ketë si forcë politike 30% gra e vajza, jo vetëm në lista.
“Problemi është, që ta shohim çështjen e barazisë gjinore në një shtrirje shumë më të gjerë . Eshtë shumë e rëndësishme që ne të shkojmë përtej kuotës në Kuvend. Çështja është se si këtë strukturë përfaqësimi ta shtrijmë më poshtë,në këshillat bashkiak apo komunal” tha Rama.
Ai shtoi mw tej se ai personalisht ishte i vendosur që Partia Socialiste ta respektoj kuotën e 30 %, duke llogaritur që të ketë në Parlament 30 % të grave dhe jo në lista, dhe pastaj kur të dalin, të jenë të gjithë burra.
(s.g/BalkanWeb)