E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompania Expoprima çel panairin "Pranverë 2010"

Kompania Expoprima dhe parnerët e saj ekonomikë çelën sot në pallatin e Kongreseve Panairin ndërkombëtar "Pranverë 2010".
Ky panair është konceptuar nga organizatorët si një bashkëpunim në fushën ekonomike mes institucioneve, investitorëve, dhe biznesmenëve të huaj dhe vendës në Shqipëri, në të gjitha fushat.
Ky panair shërben për paraqitjet e reja në fushat e ndërtimit, transporteve, projekteve, studimeve e teknologjive moderne, të cilat do të zënë vend në pavionet dhe sallat e ekspozimit të Pallatit të Kongreseve.
Ky panair vjen në sajë të bashkëpunimit dhe me pushtetin vendor dhe atë qëndror, në mbështetetje të programeve të zhvillimit, me ambasadat e huaja, dhe me ata që dëshirojnë një zhvillim më të lartë ekonomik të vendit tonë. Kjo prani e këtyre kompanive është dhe në të mirë të evropianizimit të vendit, duke i dhënë një shtysë më të madhe në integrimin në BE.
Firmat që marrin pjesë janë nga Italia, Gjermani, Turqia, Maqedonia.
Një rol të rëndësishëm ka dhe bashkëpunimi me Albinvest( agjenci9ne shqiptare të biznesit dhe investimeve), si dhe me kopnfindustrian shqiptare. Panairi do të qëndrojë i hapur deri në datën 12 prill.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›