E Enjte, 5 Nëntor 2026

Banorët te ish gjeologjia kërkojnë ndihmën e Avokatit të Popullit

Përfaqësuesja e Avokatit të Popullit për Korçën dhe Pogradecin, Burbuqe Ngraçanj ka qenë sot në zonën e ish gjeologjisë në Korçë ky jetojnë disa familje në kushte mjaft të vështira sociale e ekonomike. Ajo është njohur nga afër me kushtet në të cilat jetojnë si dhe ka bashkëbiseduar me banorët për të gjetur mundësinë e zgjidhjes:

Sipas përfaqësueses së Avokatit të Popullit është Bashkia e Korçës ajo e cila duhet të marrë masa për ti strehuar këto familje në një vend më të përshtatshëm, ndërsa atyre banorëve që u takon duhet tu jepet edhe kempi si dhe ndihma ekonomike. Ngraçanj tha se gjithçka do e referojë pranë Avokatit të Popullit, për të gjetur mundësinë e zgjidhjes:

Këto familje jetojnë prej shumë vitesh në disa kapanone të sajuara si banesa në zonën e ish gjeologjisë në Korçë dhe deri më sot përveç premtimeve askush nuk ka marrë asnjë masë për ti sistemuar e strehuar në banesa më dinjitoze.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›