Vrasja e Klodian Rashës, qeveria i jep pension social familjes

Qeveria ka marrë vendimin për t’i lidhur një pension të posaçëm familjes së Klodian Rashës, të riu që u vra nga një efektiv i policisë afro një javë më parë.
“1. Dhënien e trajtimit të veçantë familjes të të ndjerit Klodian Rasha, i cili, në datën 8.12.2020, humbi jetën aksidentalisht, si pasojë e veprimeve policore, në masën e tetëfishit të pensionit social, të miratuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993. 2. Trajtimi i veçantë familjar, financiar mujor, i paguhet kryefamiljarit z. Qazim Osman Rasha. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, botohet në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 dhjetor 2020”, thuhet në vendimin e qeverisë. Vendimi është firmosur nga ana e kryeministrit Edi Rama.