Banorët tek "Komuna e Parisit": Bashkia s'na dha dëmshpërblim për përmbytjet
Banorë të zonës "Komuna e Parisit" të kryeqytet, kanë akuzuar bashkinë e Tiranës lidhur me ngjarjet e vitit 2003 kur u hap edhe diga e liqenit të Tiranës.
Këta banorë kanë denoncuar faktin se bashkia e kryeqytetit nuk i ka dëmshpërblyer asnjëherë ata për dëmin nga ajo përmbytje.
Mungesa e dëmshpërblimit për banorët e kryeqytetit që u përmbyten nga hapja e digës së liqenit në vitin 2003 është një temë që këto ditë është artikuluar edhe nga përfaqësues të rëndësishëm të PD-së