Kujdes nga klaumedia

Dita e Shën Valentinit nuk është më larg se një muaj, por nëse ju jeni të fejuar dhe bëni seks të pambrojtur gjatë sezonës së festave, sidomos dimrit, duhet të mendoni më mirë dhe të filloni mbrojtjen.
Sipas institutit, “Marie Stopes”, që është instituti kryesor për edukatë seksuale dhe reproduktim, janari dhe shkurti janë muajt gjatë të cilëve më së shumti përdoret alkool dhe ka marrëdhënie jo të mbrojtura seksuale.
Gjatë dhjetë viteve të kaluar janë shtuar rastet me klaumedia, që siç thekson Agjencia për Mbrojtjen e Shëndetit, vazhdon të rritet edhe në këtë vit. Janë gjithsej 399 738 raste të regjistruara në vitin 2008, krahasuar me 397 909 në vitin 2007 – pra një rritje prej 0.5 për qind.
Shqetësuese është fakti se shumë pak kanë ndjekur këshillat që janë dhënë për mbrojtje. Një hulumtim i ri qeveritar tek 2000 të rinj dhe prindër tregon se një në pesë person ka njohuri që klaumedia ndikon në fertilitetin e gruas.
Studimi po ashtu tregon se dy të tretat e meshkujve nuk përdorin kondom, kur bëjnë seks me partneret e tyre të reja, pavarësisht se kështu mund të rrezikojnë partneren e tyre.
Tani ky test i agjencisë ka treguar se rastet janë në rritje dhe problemi është edhe më serioz.
Iniciativa, e cila ka filluar të lansohet online në Britani të Madhe, edhe nëpër klinikat shëndetësore, është mbështetur edhe nga kompanitë e kondomëve “Mates” dhe “Terrence Higgins Trust”.
E njohur si dita STIQ, fushata ka për qëllim që të rrisë vetëdijen e njerëzve dhe t’i inkurajojë ata që të testohen dhe të mjekohen, sipas nevojës. Iniciativa ka filluar dy javë para Krishtlindjeve dhe ka të bëj me infeksionet seksualisht të transmetueshme.
Sipas Seam Cummings, ekspert i shëndetësisë seksuale dhe mjek, shumë njerëz janë të pakujdesshëm, por sëmundja mund të shfaqet edhe pa marrëdhënie seksuale.
“Gonorea mund të përhapet vetëm me seks oral. Njerëzit mund ta marrin atë nëpërmes gojës dhe ta kalojë në organizëm. Kjo mund të shkaktoj sëmundje inflamatore të legenit të femrës, e cila mund ta pengojë shtatzëninë”, thotë ai.
“Ne e dimë që herpesi në gjenitale e rritë mundësinë që të merrni HIV, kjo sepse shkaktohet një ulcerë mbi sipërfaqen e gjenitaleve tuaja. Po ashtu, kemi disa tipa të viruseve, si lytha, që shkaktojnë kancerin e qafës së mitrës dhe të vagjinës”.
“Fatkeqësisht disa njerëz që kanë këto simptoma duhet të testohen, por 50 për qind e atyre që kanë klaumidia (90 për qind e tyre meshkuj) nuk kanë shenja që e dinë se mund të kenë këtë sëmundje”.
Shenja e parë është kur keni një siklet të vogël, apo ndonjë djegësim që shkaktohet nga derdhja e ujit. Këto simptomat nuk duhet që t’i anashkaloni.
“Ta lejoni pa u mjekuar klaumedian është keq. Ajo mund të shkaktoj inflamacion të traktit tuaj gjenital, me mundësinë që të shkaktoj infertilitet, si të mashkulli, ashtu edhe të gruaja”, thotë mjeku.
Sipas tij, testimi i klaumidisë është shumë i lehtë, madje në disa raste nuk ka nevojë as për analiza. “Atëherë pse të injoroni një sëmundje të lehtë që mund të shkaktojë probleme më vonë, për familjen e juaj”, thekson ai.