Komisionet nuk do të pranojnë më kërkesa
11/03/2010 Matura, në provime do të marrin pjesë vetëm nxënësit e regjistruar në A1 e A1Z
Kategoritë që përjashtohen nga konkurrimi për universitetet
Maturantët që nuk kanë plotësuar formularin e lëndëve me zgjedhje nuk kanë më të drejtë të aplikojnë për garën e konkurrimit në universitete. Gjatë ditës së djeshme ka përfunduar edhe afati zyrtar i plotësimit të formularit A1 dhe A1Z, ku listoheshin dy lëndët që maturantët do të japin si provim me zgjedhje për t’u pranuar në universitetet publike gjatë vitit akademik 2010-2011. Kandidatët që nuk i kanë dorëzuar këta formularë të plotësuar brenda datës së përcaktuar, nuk do të lejohen të konkurrojnë për shkollat e larta gjatë këtij vitit. Njëkohësisht, do të përjashtohen nga konkurrimi për studimet e larta edhe ata maturantë që shfaqin pasaktësi në plotësimin e këtij formulari. Sipas rregullores së provimeve, komisionet e maturës, të ngritura pranë çdo shkolle të mesme në vend, duhet të dorëzojnë në drejtoritë arsimore të gjithë formularët e plotësuar nga nxënësit. Këto të fundit do t’i përcjellin drejt Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, e cila do të hartojë edhe listën përfundimtare të personave që do të marrin pjesë në këto provime. Që të bëhen pjesë e programeve të studimeve të larta, maturantët duhet të klasifikohen kalues në të katër provimet e maturës, si për dy lëndët e detyruara, ashtu edhe në dy provimet me zgjedhje. Ndërsa në rastet kur rezultojnë të jenë mbetës në njërën prej këtyre provimeve, maturantët do të duhet të presin një vit për t’u përfshirë sërish në garën e provimeve. Provimet e detyruara të maturës i jep çdo nxënës që ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme dhe ka plotësuar formularin përkatës. Çdo maturant mbetës në provimet e detyruara ( D1 dhe D2) ka të drejtën e riprovimit në sesionin të vjeshtës, por nuk ka të drejtë të konkurrojë për programet e studimit që ofrojnë universitetet për vitin e ri akademik. Përjashtim në këtë rast bëjnë kandidatët që duan të vazhdojnë studimet vetëm në programet e studimit në Akademinë e Arteve të Bukura, Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve, në programin e studimit të Edukimit Fizik në universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, si dhe në programin e studimit të Edukimit Fizik në universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, të cilët mund të konkurrojnë në këto degë pa qenë të detyruar të japin provimet me zgjedhje, por këta kandidatë duhet të kenë plotësuar formularët përkatës sipas rastit.