Pacientët në operacione të panevojshme
11/03/2010 Prej disa muajsh është blerë aparatura e shkrirjes së gurëve në veshka, por nuk vihet në punë
Faturat e kripura që ofrohen nga shërbimi privat kushtëzojnë trajtimin në publik
Me dhjetëra pacientë që vuajnë nga krijimi i gurëve në veshka detyrohen t’u nënshtrohen operacioneve, duke u ekspozuar ndaj marrjes së infeksioneve të tjera, pasi aparatura që mundëson thërrmimin e gurëve nuk po vihet ende në punë. Pas mungesës trevjeçare (kohë në të cilën është prishur aparatura e mëparshme), si dhe zhurmës së bërë nga mjekët për rrezikun që u kanoset pacientëve nga hyrja në sallat e operacioneve, është mundësuar blerja e aparaturës së re disa muaj më parë. Pavarësisht blerjes së aparaturës, problemi vijon të mbetet i pazgjidhur, për shkak të zvarritjeve të procedurave që po bëhen për vënien në funksionim të aparaturës së lipotritit, e cila do të shmangte prekjen e pacientëve nga infeksionet në sallat e operacionit. Mjekët e shërbimit të urologjisë bëjnë të ditur se nuk janë informuar në lidhje me kohën kur do të përfundojë së rregulluari salla ku do të instalohet aparatura, teksa shtojnë me siguri të madhe se numri i pacientëve që i nënshtrohen operacionit sa vjen e rritet. Ofrimi i këtij shërbimi mundësohet në disa struktura private që operojnë në vend, por çmimi i kripur i mban pacientët larg. Në këtë mënyrë ata detyrohen, madje edhe të rekomanduar nga mjeku, që t’u nënshtrohen operacioneve, pasi gjendja e tyre vjen duke u rënduar gjithnjë e më shumë. Mjekët gjithashtu pranojnë se shumë prej këtyre pacientëve pas zhvillimit të operacionit janë përballur edhe me komplikacione të tjera shëndetësore, për shkak infeksioneve të marra. Thërrmimi i gurëve në veshka nëpërmjet aparaturës së lipotritit, e cila është unike në sistemit spitalor publik të vendit, është një procedurë që nëpërmjet goditjeve rutinë sjell shkatërrimin e gurit, pa e rrezikuar pacientin nga marrja e infeksioneve apo nga shfaqja e problemeve të tjera shëndetësore. Në një studim të publikuar kohë më parë nga ekspertët e shërbimit urologjik, mungesa e kësaj aparature për vite të tëra ka bërë që 70-80 për qind e pacientëve të futeshin në sallat e operacioneve. Ndërsa në vendet e tjera të botë kjo shifër rezulton të jetë tepër e ulët, duke mos i kaluar 1.9 për qind. Kostoja e këtij shërbimi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të kushtonte vetëm 18 mijë lekë të vjetra për pacientët që janë tashmë pjesë e skemës së sigurimeve shëndetësore, ndërsa për të pasiguruarit ky shërbim kushton 180 mijë lekë. Shifër kjo që është disa herë më e lartë, nëse kërkohet shërbimi pranë subjekteve private. Këto të fundit, për dhënien e këtij shërbimi aplikojnë tarifa që kalojnë kufirin e 350 eurove. Nga ana tjetër, janë edhe shumë shërbime të tjera që vuajnë mungesën e aparaturave për diagnostifikimin e sëmundjeve të ndryshme, për të cilat është premtuar se do të shtohen fondet për investime në aparatura, por deri më tani mbeten të parealizuara. Për të përmirësuar këtë situatë, është pohuar pak ditë më parë nga kreu i QSUT-së se të ardhurat dytësore që do të mblidhen nga spitalet do të shkojnë për sigurimin e barnave dhe aparaturave që janë të domosdoshme për shërbimet e kësaj qendre spitalore.
Përhapja
Sëmundjet e veshkave po gjejnë gjithnjë e më shumë terren në vendin tonë. Pas sëmundjeve të zemrës, ato shfaqen si një nga shkaktarët kryesorë të nivelit të lartë të vdekshmërisë që raportohet në institucionet tona shëndetësore. Shkak për këtë rritje, sipas mjekëve, bëhet mungesa e informacioneve dhe neglizhenca që vetë pacientët tregojnë në zbulimin e hershëm të këtyre sëmundjeve. Në këtë kohë trajtimi i tyre mund të realizohet pa rrezikuar humbjen e plotë të funksionit të veshkës.
Nga studimet e kryera në vendin tonë rezulton se një në dhjetë shqiptarë vuan nga sëmundjet e veshkave, duke përfshirë këtu në masë edhe moshat e reja.
Gurët në veshka
Sipas këtyre monitorimeve, pohohet se ndër problemet më të shpeshta që shfaqen është krijimi i gurëve në veshka. Ky komplikacion po haset në masë edhe te moshat e reja. Vetëm në kryeqytet pohohet se brenda një viti evidentohen rreth 700 pacientë të rinj, që manifestojnë shqetësime të rënduara të gurëve në veshka. Mjekët renditin si shkaqe kryesore të kësaj sëmundjeje faktorë të ndryshëm, si predispozicioni gjenetik, por edhe mbajtja e një diete të çrregullt ushqimore, e cila duhet të jetë e pasur me lëngje të shumta. Teksa këshillohet që të konsumohet sa më pak të jetë e mundur ushqime që kanë përmbajtje të lartë kalciumi apo proteina shtazore.
Llojet e tjera
Gjithashtu në rritje janë edhe llojet e tjera të sëmundjeve që prekin veshkat, si kanceri i prostatës te moshat e rritura, humbja e plotë e aftësisë së funksionimit të veshkës etj. Referuar kancerit të prostatës, pohohet se çdo vit evidentohen më shumë se 900 persona që manifestojnë komplikacione shëndetësore të rënduara, ku dhe trajtimi jo gjithmonë jep rezultat. Për të shmangur këto probleme me sëmundjet e veshkave është e nevojshme bërja e vizitave dhe analizave që në moshat e reja. Është e domosdoshme që të rinjtë pas moshës 20 vjeç duhet të bëjnë detyrimisht analizat për nivelin e albuminës, për të kapur në kohë problemet, në mënyrë që dhe trajtimi të japë rezultat pozitiv.