E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapen portat e Vaut te Dejes

KESH hap portat e hidrocentralit te Vaut te Dejes. Ne liqenin e ketij hidrocentrali niveli i ujit ka arritur ne 75,19 meter ndersa prurjet jane 20 meter kub ne sekonde.

Kjo situate ka detyruar KESH qe te hape te merkuren ne darke portat e ketij hidrocentrali nga ku shkarkohen 300 meter kub uje ne sekonde.

Ne Fierze niveli i ujit eshte 293,75 meter ndersa prurjet jane 500 meter kub ne sekonde. Ne hidrocentralin e Komanit niveli i ujit ka arritur ne 170,5 meter nga 175 qe eshte niveli maksimal i lejuar.

Prurjet ne kete hidrocentral jane 110 meter kub ne sekonde. Aktualisht KESH-i nuk ka marre vendim nese do te hape edhe portat e Fierzes dhe te Komanit, por deklaron se gjendja eshte nen kontroll dhe situata eshte e qete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›