E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i BB-së: Axos kompani serioze

Shefi i Bankës Botërore në Prishtinë, Jan Peter Olters, në një intervistë për gazetën “Kosova Sot”, duke folur për privatizimin e PTK-së ka thënë se, llogaritjet e vlerës së kompanisë- ose rrjedha e dobësuar e përfitimeve neto në të ardhmen që del nga aktivitetet e saj- janë shumë komplekse dhe përballën me një shkallë të konsiderueshme të pasigurisë.

“Ju e keni parë këtë në dy vlerësime të ndryshme nga dy ofertuesit e mbetur. Nga informatat që kam, oferta fituese duket se vjen nga një investitor që është seriozisht i interesuar për zhvillimin e kompanisë, punën e saj afatgjate dhe profitabilitetin, që do të shpinte tek krijimi i punëve të ekspertëve të cilësisë së lartë, që paguhen mirë dhe një vargu të disidenteve (për 25 për qind të aksioneve të mbetura) dhe të hyrave tatimore për Qeverinë”, ka deklaruar Olters.

Ai nuk ka mundur të flas për pronarët e rinj dhe nuk i ka parë ende planet e tyre të hollësishme për PTK-në, por thotë se, është e qartë se baza për ofertën e tyre shumë serioze duhet të jetë një plan afarist afatmesëm deri te afatgjatë për këtë kompani.

“Dhe që kjo të funksionojë, sidomos në një sektor që është aq konkurrues, shpejt i ndryshueshëm dhe shumë novator në aspektin teknologjik, duhet ta sjellë PTK-në, për t’i mundësuar Kosovës të “importojë” ide të reja, teknologji të re dhe ekspertizë, dhe duke vepruar kështu të rrisë produktivitetin në këtë sektor./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›