E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banori, klienti dhe qytetari

Raportet ndermjet tyre jane vitale per demokracine. Sepse kjo e fundit nuk kerkon vetem paqe dhe konsum. Ndaj trajtimi i ketij trinomi, po gjen gjithnje e me shume vend ne studimet dhe analizat e politologeve, sociologeve, ekonomisteve, medias dhe publikut ne pergjithesi.

Banor dhe qytetar

Edhe pse dy gjera te dallueshme, shpesh ngaterrohen me njera-tjetren. Te jesh qytetar, nuk do te thote domosdoshmerish te jesh banor qyteti, qofte ky dhe metropol nderkombetar. Qytetar mund te jete dhe banori i nje fshati; ashtu si dhe banoret e qytetit nuk jane domosdoshmerish qytetare, por behen te tille. Kesisoj, qenia banor/shtetas, perben vetem statusin civil te qytetarit. Sepse "qytetari" dallohet nga nje seri vlerash dhe kontributesh emancipuese; jo thjesht nga vendi ku banon, niveli arsimor dhe profesional, por duke filluar nga etika ne sjellje, toleranca, dialogu, mirekuptimi, respekti per ata qe mendojne ndryshe, horizonti kulturor, etj; qytetaret e vertete jane te hapur ndaj botes, pavaresisht nga vendi ku ata ndodhen. Shkurt, qytetari dhe produktet e tij, jane nje e tera, ndersa banori/shtetas vetem nje pjese, shpesh fare e vogel e tij. Kjo verehet kudo, ne jete, politike, art, letersi, dhe gjetke. Keshtu, bie fjala, kenget qytetare nuk eshte se jane detyrimisht kenge qytetase, por ato karakterizohen nga vlerat e tyre unikale kulturore, qe i dallojne nga tallavate apo dukuri te tjera komerciale; edukata qytetare, teme problematike kjo sidomos per ne, nuk eshte e destinuar vetem per banoret e qytetit, por shume me gjere se aq; po keshtu flitet per akte, kuraje dhe mesazhe qytetarie, per sjellje qytetare, madje dhe banesa qytetare e jo thjesht te qytetit, apo dhe per qytetare te medhenj! Ne te gjitha keto raste, nuk behet fjale thjesht per produkte te qytetit ose banoreve te tij, por per njerez te kulturuar e civile, qe ne komunikimin dhe jeten e perditshme, pavaresisht nga situatat qe krijohen, streset apo dhe peripeci te ndryshme, njohin dhe perdorin vetem norma dhe zakone te kulturuara, por jo kulturen e ballafaqimit, te dhunes apo kulturen e "plumbin ballit" sic e permendte autori i nje shkrimi, para disa ditesh.

Konsumatori

Konsumatori eshte banor/shtetas/taksapagues, etj, qe gezon te drejtat e blerjes dhe perdorimit te mirave materiale, shpirterore dhe intelektuale te shoqerise se sotme; kjo shoqeri tashme dallohet gjithnje e me shume nga spektakli, imazhi, informacioni dhe konsumi i papare. Pa dyshim qe ritmet e larta te konsumit e shtyjne perpara ekonomine dhe shoqerine e nje vendi. Dihet se kyci i suksesit ne veprimtarine afariste eshte si t'i kthejme sa me shume deshirat e perkohshme spontane ne kerkesa te perhershme konsumatore. Por, sic pohojne mjaft eksperte te fushes, te jesh konsumator i mire apo i keq, apo dhe ca me keq te fetishizosh konsumin, nuk do te thote se je domosdoshmerish qytetar apo demokrat, i mire ose i keq. Ndaj, politolog i njohur bashkekohor amerikan, Beniamin Barber, shtron pyetjen retorike, "Nese demokracia ka nevoje per qytetare apo konsumatore?" Serish qytetari qofte dhe si konsumator, dallohet jo vetem nga vlerat e siperpermendura, por edhe nga cilesia dhe shumellojshmeria e konsumit, sidomos e produkteve te tij shpirterore, artistike etj, qe e rrisin ndjeshem cilesine e tij te jetes. Nje nder baballaret e demokracise amerikane, Alex Tocqueville, mbi 150 vjet me pare, ne kryevepren e tij "Demokracia ne Amerike", duke folur mbi efektet negative te konsumatorizmit, paralajmeronte se: "Trupi mbetet i lire por shpirti roberohet. Ideologjia e zgjedhjes e le trupin e lire, pasi njeriu mund te zgjedhe mes qindra markave, por liria mendore reduktohet shume; sepse konsumatori nuk mund te zgjedhe, qe te mos zgjedhe, pasi ai ka vetem dy alternativa: te terhiqet nga tregu, ose te mos plotesoje kerkesat e trupit. Pra, ka nje lloj despozitizmi indirekt qe con ne zhveshjen nga vlerat". Per ta bere edhe me te besueshem Tocqenvillin, George Steiner do te shkruante me vone se "Tempujt e ri te lirise do te jene "Mc Donald" dhe "Centecky Fried Chickens". Ndersa Pat Canagan ne romanin " Sinners"( Mekataret) e pershkruan keshtu qendrimin e konsumatorit para tregut: "Ne fillim ai e sheh videon, pastaj e merr ate, e konsumon dhe ne fund behet vete video". Duke pershkruar kete prirje ne rritje, B. Barber, jo pa humor me nota ironie, pohon se thirrjen e dikurshme te Marksit "Proletare te te gjithe vendeve bashkohuni, se nuk keni c'te humbisni vec prangave", komercializmi i sotem modern e ka zevendesuar me thirrjen "Konsumatore te te gjithe vendeve bashkohuni, se do t'i gjeni te gjitha ne "hallkat" tona"! Ne keto kushte, Klintoni ne vitin 1994 beri thirrje publike per " tregje demokratike" qe te mos diktojne maksimalisht zgjedhjen konsumatore, sidomos ne kushtet e pabarazive te medha ekonomike dhe sociale brenda nje vendi.

Qytetari dhe konsumatori

Ne keto kushte, raporti qytetar - konsumator eshte i 'dores' se pare, krahas rolit te agjenteve te tjere e sidomos te qeverise dhe te tregut, pasi ka te beje me forcimin e demokracise. Pa mohuar aspak, vlerat e medha te tregut dhe konsumatorizmit dhe kunder cdo prirjeje antiglobaliste, ekspertet pohojne se ajo qe e ben perfundimisht te besueshme dhe jetesore demokracine, eshte qytetaria dhe qytetaret. "Thelbi i qytetarise eshte kerkesa per te jetuar jo vetem si konsumatore, por shume me gjere se aq, si qytetare, te lire, te barabarte dhe te pavarur", - pohon John Pocock ne librin e tij " Ideali i qytetarise". Cilesi tjeter dalluese e qytetarit eshte se ndryshe nga nje shtetas apo konsumator i thjeshte, ai vepron publikisht dhe i vlereson gjerat, si pjese e nje komuniteti qe ndan vlerat dhe te mirat me te tjeret. Karakteri publik eshte celesi i qytetarise. Me konkretisht, ndryshe nga konsumatori qe shprehet p.sh se " Une dua te blej nje makine te re, nje shtepi te mire apo nje kostum firmato", qytetari yne shprehet me " Ne na duhet nje rruge e re, nje shkolle me e mire e keshtu me radhe". Ne perfundim, eshte me vend te sqarojme faktin se dukurite e siperpermendura sfiduese apo dhe negative, nuk mohojne e as zbehin vlerat e demokracise dhe te ekonomise se tregut; perkundrazi, ato tregojne sfidat dhe vitalitetin e saj per t'i zgjidhur ato. Ndersa ne regjimet totalitare dhe ekonomine e komanduar te tregut, as qe mund te behet fjale per banore, konsumatore e per me teper per qytetare ne kuptimin e vertete te fjales. Ne perfundim e nisur nga sa siper, mendoj se ia vlen te pergezohen disa organe shtypi dhe te medias televizive, ku dallohet edhe KLANI, per disa kontribute dhe emisione domethenese keto kohet e fundit, si dhe per nje sere nismash te lavderueshme qe synojne njohjen, vleresimin dhe rritjen e shkalles se qytetarise se njerezve tane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›