E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baptista-Inter, vetëm një hap larg

Në këtë opreacion, përveç parave, rihyn në lojë edhe Burdiso, kartoni i të cilit tashmë do të jetë i tëri në pronësi të klubit verdhekuq. Marrëveshja do të bëhet zyrtare gjatë ditëve të ardhshme dhe me shumë mundësi Hulio Baptista do të jetë nën urdhrat e Mourinjos duke filluar nga dita e hënë.Interi vazhdon të këmbëngulë edhe për Aleksandër Kolarov, për të cilin i ofroi Lacios tetë milion euro, plus disa lojtarë nga skuadra e të rinjve. Presidenti i klubit kryeqytetas, Lotito,  duket i pakënaqur, megjithatë duhet të marrë një vendim, duke qenë se kontrata e mbrojtësit serb skadon në fund të sezonit dhe rrezikon të largohet me parametra zero.Ndërkohë, pas largimit të Patrik Vieirasë drejt Mançester Sitit, një tjetër lojtar duket gjithnjë e më larg zikaltërve. Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian Amantino Mansini, i cili është afër marrëveshjes me Olimpikun e Marsejës.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›