Ulet niveli i përmbytjeve në zonat e Shkodrës
Niveli i ujit ka filluar të bie në disa zona, ku ka një përmirësim të konsiderueshëm të situatës, veçanërisht në komunat Bërdicë, Guri i Zi, Qendër M.Madhe, Bushat, Dajç. Rruga e Dajçit tashmë është bërë e kalueshme nga automjetet. Ministria e Brendshme bëri të ditur se disa rrugë janë çelur tashmë në këtë zonë, ndërkohë që rruga Ura e Bunës – Shirokë, megjithëse ka rënie të nivelit të ujit, ende është i vështirë qarkullimi për automjetet e vogla. Niveli i ujit në Liqenin e Shkodrës ka patur rënie në të gjithë perimetrin e shtrirjes se tij. E bllokuar në komunën Dajç, është rruga Pentar – Velipojë është e pakalueshme. Në rrugën Bërdicë-Dajç (tek Kthesa e Dajcit), niveli i ujit ka shënuar rënie të ndjeshme. Ura e Gjolulit (aksi Shkoder – Velipojë) është e pakalueshme. Rruga nga Mali i Jushit – Velipojë, nga Bendi është e pakalueshme. Në komunën Ana e Malit, i pa kalueshëm është aksi rrugor Ana e Malit- Obot. Të gjitha rrugët e tjera hyrëse dhe dalëse midis fshatrave tashmë janë të kalueshme dhe niveli i ujit në të gjitha zonat ka filluar të bie. Të dhënat më të fundit, bëjnë të ditur se është ulur ndjeshëm përmbytja. Nga rreth 12 mijë hektarë tokë e përmbytur, tashmë nën ujë ndodhen 9340 hektarë.