E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufon, gati rikthimi ndaj Kievos

Vetë “gardiani” bardhezi ka pranuar në faqen e tij në internet se ndihet i gatshëm për t’iu rikthyer tapetit të gjelbër. Madje që në takimin e radhës në kampionat të dielën përballë Kievos në stadiumin “Bentegoti”.“Pas një muaj ndërprerjeje jam gati të rikthehem. E gjithë faza pas operacionit ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjatë kësaj periudhe nuk kam pasur asnjë problem dhe kam punuar fort për të rifituar formën. Mendoj se mund të rikthehem ndaj Kievos”, pohoi portieri i Juventusit.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›