Bar Rafaeli: Do te martohem me Justin Bieber
Selena Gomez duhet te kete kujdes, sepse supermodelja seksi dhe beqare Bar Rafaeli i ka vene syte Justin Bieber-it. Izraelitja, e cila eshte shpallur nga revista "Maxim" si femra me seksi ne bote, eshte shprehur per "US Weekly": "Une dhe Justin do te martohemi nje dite." Por, Rafaeli nuk pelqen vetem kengetarin 18-vjecar. Edhe Tom Cruise eshte ne listen e saj: "Me pelqen shume edhe Tom Cruise. Eshte elegant dhe me shume klas. Ne rolin e Jerry Maguire me ka magjepsur." Lidhja e fundit e Bar Rafaeli ka qene me aktorin Leonardo Di Caprio, prej te cilit u nda ne maj te vitit 2011.