Barack Obama: Evropa e fortë, në interes të SHBA

“Një Evropë e fortë dhe e integruar është në interes të Shteteve të Bashkuara”. Deklarata është bërë nga presidenti Barack Obama, në takimin me presidentin polak Bronislaë Komoroëski, gjatë ditës së fundit të vizitës së tij në Evropë.Obama vlerësoi sot rolin e Polonisë si model i modernizimit dhe reformës demokratike në rajon dhe në gjithë botën.
Duke iu referuar lëvizjes Solidarnost të vitit 1980 që i dha fund regjimit sovjetik, zoti Obama tha se ajo ishte një kohë kur “qytetarët u ngritën dhe kryen veprime të jashtëzakonëshme me kurajo të madhe”.
Presidenti Obama bëri një paralele mes ngjarjeve në Poloni tri dekada më parë dhe të ashtuquajturës Pranvera Arabe, rebelimet në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme. Ai bëri thirrje për qetësi tani që këto vende ndodhen në një periudhë kalimtare drejt demokracisë.
Obama do të kthehet sonte në Uashington, ndërsa nesër do të niset menjëherë për të vizituar zonat e prekura nga tornadoja në Misuri.
Ndërkohë, qindra persona kanë manifestuar para pallatit presidencial në Varshavë, me parulla në anglisht mbi rolin e Rusisë në hetimet mbi vdekjen e presidentit polak, Lech Kaczynski.
...