E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe arrestimi i kriminelit Ratko Mlladiç po përdoret për përfitime politike

28-05-2011 / Nga Skënder Mulliqi

Mediat serbe bën të ditur së pas shumë vjetësh gjoja në arrati, u arrestua Ratko Mlladiq, njëri ndër kriminelët më të mëdhenj të shekullit të kaluar, të cilin serbet njëherë e paten shpallur të vdekur. Ratko Mlladiq është arrestuar në Serbi. Ish-gjenerali serb është kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës qysh nga viti 1995. Ai, bashkë me Radovan Karaxhiçin ishin ata të cilët kishin dhanë urdhra për pushkatimin dhe masakrimin e mbi 8 mijë myslimanëve dhe shumë vrasjeve të tjera në BH-në. Lajmin për arrestimin e Mlladiqit në një konferencë për media e ka lajmëruar presidenti serb, Boris Tadiq. Edhe ky dorëzim i kriminelit Mlladiç u bë nga Serbia, kur asaj i duhet për t’u integruar në BE. Serbia edhe me herët kur e bëri dorëzimin e kryekriminelit Millosheviq, Sheshelit e të tjerëve, e bëri këtë punë për të krijuar përshtypjen se ajo do të reformohet, se do të jetë krejt një Serbi ‘demokratike’, për ta kamufluar me lehtë bashkësinë ndërkombëtare.  Atëherë Serbia këto arrestime i kishte bërë për ta penguar zyrtarizimin e pavarësisë së Kosovës. Kjo logjikë edhe pse në kushte krejt të tjera, po vazhdon dhe po ndihmohet  edhe nga qarqet e caktuara në Evropë. Këto qarqe janë të interesuara ta forcojnë pozitën e Serbisë në negociatat ‘teknike” që po zhvillohen midis Prishtinës dhe Beogradit zyrtar. Kjo taktikë e Serbisë për dorëzimin e Mlladiçit, edhe është pritur, sepse të gjitha arrestimet e deritashme lidhën pikërisht për interesat politike te këtij shteti, e jo që janë  ndonjë gjest i vullnetit të mirë. Arrestimi i kriminelit Mlladiç pas shumë vjetësh në moshë gati të shtyrë, është ngushëllim i vogël për familjarët e të vrarëve myslimanë në Srebrenicë dhe anekënd Bosnjës. Arrestimi kaq i vonshem i një krimineli çfarë është Mlladiç është turp i GJND-së. Kjo gjykatë, e cila enkas ishte formuar për arrestimin e kriminelëve të luftës së ish-Jugosllavisë, as që po interesohet të kapë edhe shumë kriminelë të tjerë serbë të cilët po shëtisin lirshëm pa frikë që të ndëshkohen nga ligji. Serbia jo vetëm që u fal për gjenocidin, por ajo përditë e më shumë po shpërblehet! Shumë kushte Evropa ia kishte parashtruar Serbisë për t’u integruar në BE, por shumë nga këto kushte kurrë nuk janë përmbushur nga Serbia. Dhe si shtet i pareformaur qe ka mbetur, ajo para Bosnjës, Shqipërisë dhe Kosovës e mori lejen për liberalizimin e vizave. Dhe, tash prapë me gjasë ky shtet që bart hipotekën e gjenocidit do të bëhet edhe anëtare e BE-së para shteteve të lartpërmendura?. Ndërsa Kosova edhe pse me praninë e shumë strukturave ndërkombëtare dhe me orientim shumë properëndimor, as që është në rend të ditës për udhëtim të lirshëm të qytetarëve të saj në Evropë, e Zoti e di kur do të bëhet anëtare e BE-së. Është menduar se pas vendimit pozitiv që mori GJND-ja, lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, do të kemi shumë njohje të reja, ashtu edhe të pesë shteteve që veprojnë në kuadër të BE-së. Por, në këtë drejtim fare pak u bë, jo krejt pa fajin e diplomacisë sonë, të cilës po i mungojnë njerëzit e një profili të lartë, çfarë e kërkon sot diplomacia bashkëkohore. Ky dorëzim i Mlladiqit me duket se u përcoll me  eufori të tepruar nga shumëkush, thua se Serbia na paskësh namin me arrestimin e Mlladiqit. Shumë pa të drejtë nga KE-së me raportin e Dick Martit u bë një lloj baraspeshe midis mijëra vrasjeve dhe masakrave që i kryen ushtria dhe paramilitarët serbë me rastin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, me gjoja transplantimin e organeve nga ana e pjesëtarëve të UÇK-së, në Burrel, kur dihet mirëfilli se shqiptarët ishin ata që mbrojtën pragun e shtëpisë së vet. Shumë pak jemi duke dëgjuar se pikërisht serbët janë ata që gjatë luftës kanë bërë çdo faqe të zezë në këtë botë mbi civilë të pafajshëm, dhe sigurisht që kanë bërë edhe transplantim të organeve të mijëra shqiptarëve të cilët i bartën në Serbi.
Dhe pas 12 vitesh të përfundimit të luftës as që po interesohet kush për fatin edhe të 2000 të pagjeturve shqiptarë. Këtë baraspeshë midis viktimës dhe xhelatit e bëri edhe presidenti Tadiç në konferencën për media. Fshehja e deritashme e Mlladiçit nga ana e pushtetit serb dhe kapja përdore për ta qitur para baroneshës Eshton pikërisht kur ajo e vizitoi Beogradin, nuk është gjë tjetër pos edhe një truk i radhës nga ana e Serbisë. Ajo, përpos që ka mëtimin të inkuadrohet në të gjitha strukturat evropiane, ka për qëllim parësor edhe ndarjen e Kosovës. Në një fazë të mëvonshme të bisedimeve, sigurisht që do të trajtohet edhe kjo temë shumë e ndjeshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Përshpejtimi i Evropës për ta inkuadruar Serbinë në strukturat e saja, është përshpejtim i ngutshem dhe i gabuar. I tërë sistemi i këtij shteti është i pareformuar dhe jofunksional. Kur ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov para njohjes së pavarësisë së Kosovës, e kishte vizituar Podgoricën kishte sugjeruar Beogradin, që ta okupojë me forca ushtarake veriun e Mitrovicës. Prandaj, Evropa nuk ishte dashur që prapë të lajthitet nga politika dinake e Beogradit, edhe pas këtij dorëzimi të kriminelit Ratko Mlladiq. Nga synimet e kahmotshme të Dobrica Qosiqit, kryekriminelit Millosheviq etj, për krijimin e Serbisë së Madhe nuk ka hequr dorë as presidenti serb, Boris Tadiq…

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›