E Diel, 1 Nëntor 2026

Barack Obama dhe rrëfimi i djaloshit shqiptar

Një rrëfim i thjeshtë për ëndrrën e një djaloshi shqiptar dhe shpresën amerikane. Profecia e Nolit dhe malësorët e Tuzit në Amerikën e tyre me dy dollarë në xhep pranë gurëve dhe shpresave. Pse e krijoj zoti Amerikën enkas për lirinë e kombeve të shtypura. Si u portretizua ëndrra e Martin Luter Kingut dhe besimi i Xhon Kenedit në sytë e Barak Obamës.
Rrëfim për ëndrrën e një djaloshi shqiptar…/I lodhur dhe i braktisur nga peripecitë e jetës në Ballkanin e poshtëruar nga lufta, mizoria dhe papërgjegjësia e elitave politike një djalosh shqiptar vendos të ikë për në vendin e shpresës që sikur rilindasit tanë Arbërinë e vjetër dikur shumëkush e thërret me simbolikën toka e premtuar. Në qytetin e Gjakovës në mes të gishtërinjëve të një dore njihen njerëzit që dërgojnë ilegalisht për në tokën e premtuar.Gjithmonë dhe natyrisht nëpër mes të kufirit me Meksikën që presidenti aktual Xhorxh Bush e pajisi me një sistem vrojtues dhe të sigurisë për të ndaluar emigrantët apo më mirë të themi bumin e emigrantëve që me shpresa të thyera mësyjnë Amerikën sepse kështu u thotë ëndrra e shpresës. Sikur njëherë e një kohë i ati i Barak Obamës të kalonte kufirin dhe të ndalohej nga rojet kufitare që më pas të kthehej në Kenia ndoshta do të duheshin gjenerata të amerikanëve që të preknin ëndrrën dhe harkun e triumfit sepse ka shumë rëndësi koha dhe historia që u shkrua. Nuk mund ta bëj këtë secili njeri në një botë të trazuar por këtë e bëri Barak Obama. Sidomos kombet e pashpresa që jetuan apo u detyruan të jetojnë nën grykësinë e tiranisë panë në ëndrrën amerikane shpresën e tyre, rilindjen nacionale… Ndoshta nga realiteti i hidhur, lodhja apo dëshpërimi nga ikja por Fan S.Noli profetizoi me thënien ikonike: “Mbahu nëno mos ke frikë se ke djemtë në Amerik뒒. Kur të kthehemi tek ëndrra e djaloshit shqiptar në asnjë vend tjetër nuk mund ta jetësojë ëndrrën në kuptimin e plotë më lehtë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sepse nuk është e domosdoshme që gjithsesi të punosh në piceritë e panumërta të shqiptarëve të Amerikës, sado që edhe ato janë një histori suksesi. Duke ndjekur ëndrrën u krijuan oazet e emigrantëve hispanikë, izraelitë, arabë, kinezë, afrikanë e shqiptarë, të cilët me punë dhe përkushtim e bënë Amerikën vend të idealit dhe shpresës. Duke e ndjekur ëndrrën, malësorët e Tuzit krijuan Amerikën e tyre të vogël, lanë shtëpitë e mbyllura në vetmi të thellë, Deqiqin dhe flamurin e Dedë Gjo Lulit në mes të antagonizmave dhe shpërndarjes së etnisë në dy Malësi, morën Amerikën në sy, por papritmas 11 shtatori ua mori Rrok Camajn dhe Simon Dedvukajn. Një ditë, nëse merret për bazë teksti i një kënge kanë për t’u kthyer me dy dollarë në xhep në Malësi. Për t’i ruajtë gurët dhe shpresat.
Pse e krijoi zoti Amerikën?…/Nëse krijojmë modelin e 7 ditëve të Besëlidhjes së re që u deshën për të krijuar botën atëherë gjithsesi në njërën nga ditët zoti tha: Le të bëhet Amerika dhe ishte gjë e mirë. Pa Amerikën, bota nuk do të dukej kështu si është, tiranët nuk do të organizonin zgjedhje fare e lëre më zgjedhje të lira. Millosheviqi do të vallëzonte pranë kufomave të etnive të tjera vallen që e dinte më së miri vallen e gjakut dhe masakrave. Kombet e botës pa Amerikën do të vuanin si në javën e Krishtit. Amerika ridëshmoi pse është krijuar shtet-prijës, komb-mbrojtës dhe unikal në respektin për vuajtjen e botës dhe demokracinë. Shqiptarët ndoshta nga luftërat, shkatërrimet, ideologjitë e sëmura, prerjet cezariane në hartat e tyre, mizoritë dhe betejat nganjëherë edhe me mullinjtë e erës nuk do të ekzistonin po të mos e krijonte Zoti - si dhuratë për botën - Amerikën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës padyshim janë engjëlli mbrojtës i shqiptarëve nëpër histori. Që nga presidenti Uillson që mbrojti Shqipërinë nga copëtimi në Lidhjen e Kombeve e deri tek nata biblike e Kosovës, sytë e një kombi janë të kthyer tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku e gjetëm shpresën dhe lirinë.
Ëndrra e Luter Kingut dhe besimi i Kenedit…/Martin Luter Kingu u vra, por ai e kishte një ëndërr që të shihte ndryshimin. Ai paralajmëroi se do të vijë një ditë kur do të kapërcehen lumenjtë e urrejtjes. Ishte pikërisht kjo dita e paralajmëruar kur Barak Obama do ta përjetonte ndryshimin se diçka të mundur. Presidenti Kenedi u vra por besonte shumë në idealet që mishërim kishin lirinë. Një mësim elementar për politikat e zhytura në vlera të shtrembëruara që shtrihen gjithandej botës Kenedi thoshte: “Mos pyet ç’ka ka bërë atdheu për ty, pyet ç’ka ke bërë ti për atdhe”. Njeriu nuk mund të jetojë pa besim, pa shpresë. Për këtë arsye Martin Luter Kingu dhe Xhon Kenedi besuan në Amerikën e 4 nëntorit. Kjo është Amerika e ëndrrës së tyre.
Barak Obama dhe rrëfimi i djaloshit shqiptar…/Kur prirja për ndryshim shtrihej gjithandej, shumëkush me të drejtë pyeti: A mund të fitojë Barak Obama? Në mes të pyetjeve dhe dilemave që ndoshin në ç’do kohë dhe epokë erdhi përgjigjia se Obama është president i ri i superfuqisë së vetme, Shteteve të Bashkuara të Amerikes. Rrëfimi i djaloshit shqiptar mund të ketë një lidhje logjike me ëndrrën e Obamës. Nën sistemin e nepotizmit dhe kleptokracisë kurrë ndoshta nuk mund të arrish të kesh as emër në vendet ku nuk funksionon demokracia dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor, ndërsa vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta shohësh portretin e të pashpresëve në sytë e Barak Obamës.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›