Barack Obama fiton çmimin Emmy si ‘rrëfyesi më i mirë’ në dokumentarin e Netflix

Ish-presidenti Barack Obama ka fituar çmimin Emmy si tregimtari apo rrëfyesi më i mirë në dokumentarin e Netflix, “Parqet tona të mëdha kombëtare”. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Emmy Arts Creative më 3 shtator, ish-presidenti Barack Obama ishte një ndër triumfuesit e mëdhenj.
Kompania e prodhimit të Barack dhe Michelle Obamas, krijoi dokumentarin me pesë pjesë mbi parqet kombëtare dhe kafshët e egra në të gjithë botën.
Obama është në gjysmë të rrugës për t’u bërë një fitues i EGOT, dikush që ka marrë çmimet Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony. Ish-presidenti ka fituar më herët edhe dy Grammy për versionet audio të kujtimeve të tij.
/rtsh.al/