E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baraj: Asnjë leje ndërtimi sështë dhënë për zonën e Liqenit Artificial

Tiranë, 31 gusht, NOA - Deputeti socialist, njëkohësisht kreu i degës së PS-së për Tiranën, Besnik Baraj, ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga selia blu për leje ndërtimi të dhënë në zonën poshtë digës së Liqenit Artificial,

Baraj sqaroi se asnjë leje ndërtimi nuk është dhënë nga Bashkia e Tiranës, por është Sali Berisha që ka firmosur për kthimin e asaj zone në truall ndërtimi.

I zënë në hall të madh për shkak të provave skandaloze që po dalin përditë lidhur me korrupsionin e qeverisë së tij, Sali Berisha nxjerr çdo ditë tellallët e qeverisë që flasin përçart për korrupsion me lejet e ndërtimit tek zona poshtë digës së Liqenit Artificial.

A ka mundësi të tregojnë një leje të vetme ndërtimi të dhënë në atë zonë? Nuk ka mundësi sepse nuk ekziston asnjë leje ndërtimi, ndërkohë që projekti i zhvillimit të zonës është bërë nga bashkia me konkurs ndërkombëtar pasi personalisht Sali Berisha ka firmosur kthimin e zonës në territor për ndërtim, tha Baraj.

Atëherë sipas tij, ç'janë këto pyetje në formë akuzash për leje ndërtimi që nuk ekzistojnë? Është e thjeshtë: Janë përpëlitjet e një pushteti të pafytyrë që vodhi zgjedhjet për të vjedhur më pas Shqipërinë dhe që sot, i kapur me presh në duar, është tamam si hajduti që bërtet kapeni hajdutin!, përfundoi Berisha.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›