E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Yunshan: Kina ta shohë me përparësi çështjen e Kosovës

Tiranë, 31 gusht, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, priti sot në një takim të veçantë delegacionin e lartë të Partisë Komuniste kineze të kryesuar nga ministri i për Komunikimin me Publikun, Liu Yunshan.

Në këtë takim u diskutua mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy partive, në funksion të zgjerimit shumëplanësh të marrëdhënieve shumë të mira dhe tradicionale ndërmjet dy vendeve tona.

Yunshan theksoi se marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet partive tona përbëjnë një bazë solide për miqësinë shqiptaro-kineze.

Këto marrëdhënie sipas tij, mund të thellohen përmes shkëmbimit reciprok të delegacioneve, e për këtë qëllim, ai ftoi Ramën për një vizitë zyrtare në nivel të lartë të PSSH në Kinë.

Kjo ftesë u pranua me kënaqësi nga lideri socialist Edi Rama.

Më tej gjatë takimit, drejtuesi i lartë kinez, vlerësoi maksimalisht punën dhe rolin e Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës.

Yunshan u shpreh se: Ju zoti Edi Rama jeni shpallur në vitin 2004, Kryetari i Bashkisë më i mirë në botë. Gjatë tre mandateve tuaja, Tirana ka ndryshuar shumë dhe banorët e Tiranës kanë besim të plotë tek ju. Përvoja juaj është me mjaft interes.

Ndërsa kryetari socialist, Rama, u ndal në mënyrë të veçantë në çështjen e njohjes së Kosovës, duke i kërkuar mikut kinez që ajo të shikohet me përparësi në konteksin e ri të krijuar nga vendimi i GJND, por edhe në kontekstin e zhvillimeve shumë pozitive rajonale që ka sjellë pavarësia e Kosovës.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›