Barak: Assadi nuk e ka të gjatë
Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad, ka ardhur në “pikën pa kthim” dhe e pret fati i njëjtë me ish-liderët në Libi dhe Irak, ka deklaruar ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak.
“Mendoj se ai ka kaluar pikën pa kthim dhe nuk ka mënyrë për të kthyer autoritetin ose legjitimitetin e tij”, ka thënë Barak duke shtuar se regjimi i Asadit do të rrëzohet në muajt e ardhshëm nën presionin në rritje të bashkësisë ndërkombëtare.
“E kam të qartë se ajo që i ka ndodhur para disa javësh Gaddafit dhe çfarë i ka ndodhur Sadsam Husseinit, mund ta presë edhe atë” ka shtuar Barak.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara,gjatë përleshjeve mes autoriteteve siriane dhe protestuesve antiqeveritarë, të cilat po vazhdojnë në Siri që nga mesi i marsit, janë vrarë më shumë se 3.500 persona.