E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet gazeta iraniane

Agjencia shtetërore e lajmeve në Iran, IRNA, njoftoi se gazeta udhëheqëse reformiste e vendit të jetë ndaluar për dy muaj për shkak të “shpërndarjes së gënjeshtrave”.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme, por gazeta pro-reformiste “Etemaad” kishte publikuar së fundi një intervistë me Ali Akbar Xhavanfekra-këshilltarin e presidentit iranian, Mahmud Ahmedinexhad-intervistë kjo, në të cilën ai kishte kritikuar opozitën konservative të presidentit.

Disa muaj para zgjedhjeve të ardhdhme parlamentare të vendit, që pritet të mbahen në marsin e vitit të ardhëhm, thuhet se janë thelluar dallimet ndërmjet Ahmedinexhadit dhe një varg politikanëve të tjerë.

Gazeta “Etemaad” ishte ndaluar disa herë përgjatë dekadës së kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›