E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat e ulta, rriten çmimet në tregun e fruta-perimeve

Temperaturat e ulta rrisin çmimet e perimeve dhe të frutave në vend. Moti i ftohtë ka ndikuar në pakësimin e prodhimit në vend një situatë që përsëritet herë pas here.
 

Tregtarët shprehen se çmimet do të vijojnë të rriten më tepër javët e ardhshme pasi pak nga pak prodhimi i vendit do të zëvendësohet prej mallrave të importit.
 

Ndërkohë që për këtë vit pritet që të ketë edhe një rekord të çmimit të mallrave të importuara dhe kjo si pasojë e krizës ekonomike që ka prekur vendet e Europës.
 

Në muajt e dimrit prodhimi në vend paralizohet pasi kostoja është shumë e lartë dhe fermerët shqiptarë nuk kanë mundësi ta përballojnë një gjë të tillë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›