Barak Obama: Nga ëndrrat te zhgënjimet e para
Kishte premtuar ndryshimin dhe një fillim të ri. SHBA-ja, e trembur nga luftërat e Bushit dhe frika e recesionit ekonomik, e kurorëzoi si Presidentin e parë me ngjyrë në historinë e saj. Por, edhe për Barak Obamën ka ardhur koha të përballet me realitetin, me vështirësitë e administratës, me zhgënjimin e atyre që dëshironin të ishte më radikal apo më i moderuar. Ja se çfarë është bërë dhe çfarë duhet bërë akoma në Amerikë, por mbi të gjitha ja se çfarë mbetet nga ëndrra që një vit më parë përfshiu gjithë botën. I takon organizatës "Move.on" manifestimi më i fundit në Uashington nën moton: "We are the people: rapresent us". Duket sikur ka diçka familjare në këtë thirrje. Jemi ne baza jote, jo bankierët e Wall Street, jo senatorët e moderuar që marrin financime nga lobet e shoqërimeve private të sigurimit. Përse nuk na dëgjon më? Njëvjetori i fitores përkon me një periudhë jo shumë të lavdishme për Presidentin amerikan. Një shenjë jo e mirë është edhe vizita e Obamës katër ditë më parë në Nju Xhersi për të ndihmuar rizgjedhjen e guvernatorit demokrat Jon Corzine, që rrezikon postin e 3 nëntorit. Për Presidentin amerikan, humbja në Nju Xhersi do të ishte një goditje e rëndë, që demokratët do ta interpretonin si nisja e një rënie të shpejtë të demokratëve. Por Obamës i duhej të përballej edhe me zemërimin e asaj pjese të demokratëve të zhgënjyer nga njeriu i "Wall Street"-it, sepse Jon Corzine, para se të hynte në politikë, ishte shefi ekzekutiv i "Goldman Sachs". Një simbol i kontradiktave që prekën stafin e Obamës. Një vit më parë, shpresa që kishte lindur mund të përkthehej në fjalën rindërtim, që historianët përdorin për të përcaktuar ngjarjet që ndodhin një ose dy herë brenda shekullit dhe ndryshojnë rregullat e politikës amerikane. Ndodhi me Franklin Ruzvelt, i aftë ta shpëtonte Amerikën nga Depresioni i Madh dhe gjithë botën nga nazifashizmi, duke konsoliduar hegjemoninë demokratike të bazuar mbi idetë progresiste të "New deal" apo me Ronald Reganin që fitoi Luftën e Ftohtë dhe ringjalli ekonominë amerikane, duke u dhënë republikanëve një dominim të madh. Më 4 nëntor të 2008-s, ndjekësit më radikalë të Obamës menduan se kishte ardhur koha e ndryshimeve të tjera të mëdha, si përgjigje ndaj recesionit. Kërkonin mënyra të reja në bërjen e politikës, ndërhyrjen e shtetit, limitet dhe kontrollet mbi kapitalizmin financiar dhe ndërtimin e një pakti social, i aftë të bashkonte klasat punëtore dhe shtresën e mesme, duke thyer hegjemoninë kulturore të neoliberalizmit. Një vit më vonë, shenjat e moskënaqësisë nga ajo çka kishin kërkuar dhe menduar duken gjithandej. Obama ka humbur dhjetë pikë në sondazhe që prej prillit dhe 51 për qind e amerikanëve janë kundër politikave të tij. Partia Demokratike po mbledh më pak donacione se ajo republikane. Shumë e ndiejnë veten të tradhtuar teksa shohin rikthimin e superpagesave për menaxherët e "Goldman Sachs". Ku është "New deal"? Arsyet se përse Obama nuk mund të jetë Ruzvelti janë shumë. "FDR" (Franklin Delano Roosevelt), presidenti i "New deal" ishte një nga pinjollët e familjeve të mëdha amerikane. Me pemën e tij gjenealogjike mund të sulmonte fuqinë e madhe të kapitalizmit, përgjegjëse për krizën e 1929-s dhe të përballonte me kokën lart akuzat e "socializmit". Tani, për një pjesë të Amerikës, Obama nuk është "falur" akoma për lëkurën e tij të zezë, të atin nga Kenia, emrin mysliman dhe fëmijërinë e kaluar nën hijen e minareve në Indonezi. Gjithë karriera e tij politike në Çikago u ndërtua mbi konsensusin dhe ndërhyrjen. Një tjetër diferencë me Ruzveltin është se "New deal" është vështirë të përsëritet. Nga ai stacion i jashtëzakonshëm reformash, 70 vjet më vonë mbetën vetëm fosilet, që shumica e amerikanëve as i duan dhe as i vlerësojnë. "New deal", me Ruzveltin ndodhi në një shoqëri shumë herë më të thjeshtë, ku kufiri mes të varfërve dhe të pasurve ishte i qartë.
Nga kriza, në Afganistan, sfidat e Amerikës së re
Ekonomia
Samuelson: Falë tij u shmang një 1929 e re
Obamës i takon një meritë historike: evitoi që kriza të gjeneronte në një "depresion" të modelit të 1929-s. Vetëm ai me dhuntitë që ka, arriti të bindte një njeri aq të ashpër dhe të ngurtë si Bernanke t‘i mbante taksat kaq të ulëta dhe ndërkohë që ndërhyrjet publike t‘ia kalonte FED-it". Paul Samuelson, ekonomisti i madh nga Bostoni, nuk i kursen elozhet për Presidentin, por nuk kursen njëkohësisht as kritikat: "Për luftërat nuk më pëlqen mënyra se si po vepron". Megjithatë mori çmimin "Nobel" për paqe?
Eehh... ndonjë zonjë norvegjeze do të jetë marrosur pas tij.
Le të kthehemi tek ekonomia. Do të arrijë të "prezantojë"
reformën e tij financiare?
Është një paketë ambicioze që kërkon shumë ligje. Në një demokraci është e drejtë që të jetë kështu. Le të themi se gjysmën do të arrijë ta kalojë. Por, mbi të gjitha, merita e tij qëndron në vendosjen e një parimi: politika e laissez-fairee e
destinuar të provokojë ndryshime në ekonomi.
"Nobel"
Ekonomisti Paul Samuelson, fituesi i çmimit "Nobel" në vitin 1970
Bota
Naim: Ka përmirësuar imazhin e vendit
Falë Obamës, imazhi i SHBA-së në botë ka pësuar një përmirësim spektakolar. Teoricienët që mendonin për rënien e mitit amerikan kanë ngelur shumë të zhgënjyer. Kjo është teza e hedhur nga Moises Naim, drejtor i "Foreign Policy", një prej ekspertëve më të mëdhenj të gjeopolitikës në Uashington.
Është i matshëm efekti "Obama" në pjesën tjetër të botës?
Sigurisht. Në studimin më të rëndësishëm për perceptimin ndërkombëtar të vendeve të mëdha, të zhvilluar nga Anholt GFK Roper, SHBA-ja renditej e teta. Një vit më vonë, i njëjti studim e nxori amerikën në vend të parë. Një ndryshim i tillë kaq i madh nuk ndodh shpesh.
Është pikërisht për meritë të Obamës?
Imazhi i Amerikës duhej të përkeqësohej duke qenë se që aty nisi kriza, që më pas përfshiu shumë vende të tjera. Por, falë tij, ndodhi e kundërta.
Ky përmirësim nuk rrezikon të jetë i përkohshëm? Ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në rolin ndërkombëtar të SHBA-së?
Një vit më parë, opinioni që mbizotëronte mes ekspertëve ishte se recesioni global kishte përshpejtuar fundin e lidershipit amerikan. Por, Amerika po e merr veten më shpejt dhe më mirë se Europa. Deri kur pushteti të jetë një koncept relativ jo absolut, hegjemonia amerikane nuk do të dobësohet. Amerika e Obamës ka shumë dobësi, por të tjerët janë akoma më keq.
Politolog
Mosises Naim, drejtor i revistës "Foreign Policy"
Politika e jashtme
Traub: Kthesa e vërtetë është mbi çarmatosjen bërthamore
"Afganistani ka qenë telashi më i madh i këtij viti të parë të Obamës në krye të Presidencës amerikane, por pika më e vështirë dhe më e fortë në raportet ndërkombëtare të presidencës së tij do të shihet në fushën e çarmatimit bërthamor". Ky është opinioni i James Traub, analist i politikës së jashtme për "New York Times" dhe autor i dy librave, një për Kofi Ananin dhe tjetri mbi demokracinë në vitet e Xhorxh Bushit.
Cila ka qenë nyja e problemit afgan?
Obama erdhi në Shtëpinë e Bardhë i bindur se ishte një plan i saktë për të përballuar sfidën e Al-Kaedës dhe talebanëve. Por, strategji të tilla nuk ekzistonin. Kështu që përveshi mëngët dhe hartoi një plan të ri, ndërkaq realiteti në terren ishte përkeqësuar shumë. Mësimi? Në politikën e jashtme duhet të përshtatesh më shpejt me situatat që ndryshojnë.
Edhe për çështjen bërthamore nuk janë hedhur hapa shumë të mëdhenj?
Është e vërtetë, por kanë kaluar vetëm pak muaj dhe gjatë kësaj periudhe Obama ka arritur t‘i bëjë të tjerët të kuptojnë se çështja bërthamore është një prioritet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për këtë iu dha çmimi "Nobel" për paqen?
Edhe unë mendoj se ishte një budallallëk. Por, nëse ka diçka për të cilën Obama do të kujtohet, do të jetë pikërisht vullneti për të synuar drejt shkatërrimit të arsenaleve bërthamore.
Gazetar
James Traub, analist i politikës së jashtme të NY Times
Afro-amerikanët
Harris: Integrimi mbetet akoma shumë larg
Marrëdhëniet mes racave në Amerikë janë përmirësuar, por edhe për shkak të krizës padrejtësitë janë akoma shumë të mëdha. Për Cobi Harris, docent i shkencave politike në San Jose State University në Kaliforni, udhëtimi drejt integrimit të plotë sapo ka nisur.
Kanë ndryshuar marrëdhëniet raciale një vit nga zgjedhja e Obamës?
Po, por kanë bërë dy hapa para dhe një pas. Në Shtëpinë e Bardhë ndodhet një njeri me ngjyrë, por që mori drejtimin e saj në kohën e krizës më të keqe ekonomike që nga Depresioni i Madh. Përkundrazi, unë do të thosha se erdhi si me porosi.
Shpjegohuni më mirë ju lutem...
Imagjinoni që McCain dhe Sarah Palin të drejtonin vendin në këtë kohë recesioni. Duhej një njeri më i besueshëm dhe Obama e ka këtë besueshmëri.
Pra, vendi ka besim te njerëzit me ngjyrë?
Pas tetë viteve të Bushit do të ishte një gabim i rëndë të mos bëhej asnjë ndryshim. Pastaj, në pikën ku të gjithë kanë dështuar, Obama mund të bëjë diçka më shumë. Ky është thelbi i ëndrrës amerikane dhe vitin e kaluar amerikanët kishin shumë dëshirë të ëndërronin. Por, nëse jemi duke festuar ardhjen në pushtet të inteligjencës së zezë, në Amerikë burgjet janë ende plot me të rinj me ngjyrë dhe familjet afro-amerikane po dezintegrohen me një ritëm të paprecedentë në historinë e këtij vendi.
Integrimi i plotë?
Ngelet ende ëndërr.
Docenti
Cobi Harris, docent në San Jose University
Klima
Rifkin: Çmimi "Nobel" na ndihmon ne ambientalistët
"Nobeli" që iu dha Obamë vulosi në mënyrën më të mirë të mundshme njëvjetorin e tij në krye të presidencës amerikane. Një çmim i merituar, sepse mbështet një ndryshim prej 180 gradësh: Obama është një njeri që dëshiron paqen dhe ka zëvendësuar një President që mbolli luftën. Tani Shtëpia e Bardhë ka më shumë forcë në fushën e mjedisit dhe atë shëndetësore". Jeremy Rifkin, "guru"-ja e ekonomisë me hidrogjen, e sheh "Nobelin" si një shtysë drejt suksesit të konferencës së Kopenhagenit mbi klimën.
Po në motivacione ambienti nuk zë vendin e parë?
Ka një lidhje mes motivacioneve. Reduktimi i arsenaleve bërthamore, hapja ndaj islamit dhe paqja me ambientin do të ndihmojnë të krijojmë një botë më të sigurt. Në këtë drejtim shkon edhe reforma shëndetësore.
Ju i kishit konsideruar si të dobëta zgjedhjet e reja amerikane mbi klimën?
Ndryshimet e bëra nga Obama janë të pamohueshme. Unë mendoj se duhet të veprojë më shpejt. Nëse gjithçka do të varej nga ai, rruga drejt revolucionit të tretë industrial, asaj të energjisë së pastër, do të ishte më e shpejtë.
Ekologjisti
Amerikani Jeremy Rifkin, teoricieni i ekonomisë me hidrogjen
Zgjedhja
Më 4 nëntor të vitit 2008, Barak Obama arriti të bëhej President i Amerikës, pasi u votua nga 53% e popullit amerikan
Detyra
Obama u betua në Uashington më 20 janar. Ishte një ceremoni madhështore, që u ndoq nga miliona njerëz në të gjithë botën
Guantanamo
Dy ditë më pas, Presidenti firmosi mbylljen e Burgut të Guantanamos brenda vitit
Ekonomia
Më 17 shkurt u prezantua plani për shpëtimin e ekonomisë amerikane
Iran
Për festën e Nevruzit, Obama i dërgon një mesazh urimi dhe ftesë për dialog iranianëve
Bankat
I takon 23 marsit të vitit 2009, plani për të mbështetur investitorët e prekur nga kriza
Afganistan dhe Pakistan
Më 27 mars, Obama flet për ndryshim strategjish politike dhe ushtarake në të dyja vendet
Në Europë
G20 në Londër më 31 mars. Tema kryesore ishte ekonomia. Ky ishte udhëtimi i parë i çiftit presidencial në Europë
Plani jeshil
Plani i zhvillimit të ekonomisë amerikane me kritere që mbronin ambientin u prezantua më 19 maj
Gjykata Supreme
Obama emëron Sonia Sotomayor, gjykatëse të Gjykatës Supreme. Ishte data 26 maj
Fjalimi në Kajro
Më 4 qershor Obama fton botën arabe për dialog, duke folur nga Universiteti i Kajros
Afrika
Nga Gana, më 12 korrik, Obama fton Afrikën të rinisë nga fillimi dhe të luftojë korrupsionin