Barak braktis Partinë e Punës për një parti të re

Në vazhdën e një mbështetje të zbehtë nga ministrat e partisë së tij, Barak do të krijojë një fraksion të ri të quajtur Atzmaut (Pavarësia). Katër kolegë të partisë së vjetër, zv/ministri i Mbrojtjes, Matan Vilnai, dhe anëtarët Shalom Simhon, Einat Wilf dhe Ori Noked do t’i bashkohen Barakut në iniciativën e tij.
“Ne po krijojmë një fraksion, një lëvizje dhe përfundimisht një parti që do të jetë qendrore, sioniste dhe demokratike”, theksoi Barak gjatë një komunikimi me gazetarët.
“Prioriteti i kësaj lëvizje do të jetë shteti, pastaj partia, dhe vetëm në fund ne”, theksoi ministri i Mbrojtjes duke shtuar se “ftojmë gjithsecilin që beson në këtë rrugë të na bashkohet”.
/Start/F.Prroni/
2011-01-17 10:57
[