E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Koka e korrupsionit është vetë Berisha

Sipas tij, koka e korrupsionit është vetë kryeministri dhe protesta e 21 janarit nuk është një protestë e PS-së, por një protestë e të gjithë atyre që duan një qeveri ndryshe.

“Matrapazllekun që Saliu e quan të suksesshëm pasi koka e korrupsionit nuk është matrapazi Meta por vet i ashtuquajturi kryeministër që e gënjen mendja se do ta shpëtojë qeverinë me ndryshime të turpshme e qesharake. Flet për suksese botërore të një Shqipërie që sot lëngon nën thundrën e pushtetit të korrupsionit. Këto fyejnë thellë dinjitetin e këtij populli dhe meritojnë demonstratën e 21 janarit dhe në vazhdim. Saliu duhet të dorëzojë bllokun e neveritshëm të pisllëqeve që bota e pa në dorën e një qeverie të marrë fund”, nënvizoi Rama.

Ai shtoi se ndryshime në qeveri janë thellim i rrugës së gabuar. “Ne jemi thjesht pjesë e demonstratës popullore. Kërkojmë rivënien e demokracisë së marrë peng. Ndryshimet në qeveri janë një thellim në rrugën e gabuar të provokimit të popullit. Kryeministri koalicionin vazhdon ta quajë të suksesshëm, sepse koka e korrupsionit nuk është Meta, por vetë kryeministri”, tha Rama.

“Saliu duhet të dorëzojë bllokun e neveritshëm të një Shqipërie të marrë peng. Demonstrata popullore e 21 janari nuk është protesta e radhës e PS-së apo opozitës politike. Kjo nuk është një demonstratë popullore për pushtet, por një demonstratë popullore për të pasur shtet”, vijoi ai.  /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-17 14:20
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›