Berisha: Zgjedhjet e 8 majit të lira, opozita të bëjë propozime

Kryeministri përmendi këtu vendimin për liberalizimin e vizave si dhe ekonominë stabile.
“Nisim një viti me potenciale, me projekte kaq të shumta, me vizion kaq të qartë të vitit 2011. Kjo para se të gjithash duhet të theksoj bazuar në arritjet e vitit 2010. Vitin 2010 e mbyllim me një ekonomi të fortë dhe me arritje historike për lëvizjes e lirë. Ne vijmë me një arritje historike për jetën personale të çdo shqiptari; lëvizjen e lirë”, tha ndër të tjerash Berisha.
Ai foli më tej, edhe për procesin e zgjedhjeve, duke theksuar se çdo proces zgjedhor përbën një arritje për vendin. “Në vitin 2011 do të bëjmë çdo gjë që qytetarët të votojnë si në vendet e zhvilluara”, shpreh Berisha, i cili shtoi se vendi ynë ka një Kod Zgjedhor modern dhe konsensual.
Ai tha se do të bashkëpunohet me opozitën në të gjitha drejtimet për të përmbushur kërkesat e Komisionit Evropian. “Kjo maxhorancë do të bëjë gjithçka për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm për një vend që pretendon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Qeveria ka këtë projekt, si projektin e parë dhe më kryesor, ndaj do të bëhet gjithçka që kërkesat e Komisionit Evropian të realizohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Bashkëpunimi me opozitën në të gjitha fushat”, theksoi Berisha.
Ai kërkoi nga opozita që të paraqesë amendamentet për Kodin zgjedhor, duke i premtuar se ato do të vonohen.
vijon...
2011-01-17 13:00
[