E Diel, 1 Nëntor 2026

Baraku: Grate e dhunuara, nuk garantohet mbrojtje Sonila Isaku



Dhuna ne familje po merr permasa dramatike nga viti ne vit dhe kjo duket edhe nga kerkesat per urdhra mbrojtje qe i drejtohen cdo dite Gjykatave. Vetem per gjashte muajt e pare te ketij viti ne Gjykaten e kryeqytetit jane depozituar rreth 600 kerkesa, aq sa u shenuan per gjithe vitin e kaluar. Ne keto kerkesa dominojne grate qe kerkojne mbrojtje nga bashkeshortet. Por, megjithese Gjykata u ka dhene mbrojtje ligjore shume prej te dhunuarave, fenomeni vazhdon te mbizoteroje madje me forma te ashpra duke shkaktuar edhe viktima. Ne nje reagim per kete situate Komisionerja Kunder Diskriminim, Irma Baraku kerkon nga organet pergjegjese trajtimin me korrektesi te ceshtjeve te dhunes ne familje, ndersa nga organet e drejtesise te mos nderpresin hetimet edhe kur viktimat e dhunes terheqin denoncimet. “Duhet te mbrohen edhe femijet edhe kur gruaja terheq padine, te njihet dhe ngritja e padi publike, pasi edhe femija eshte prezent gjate dhunes e te pakten kjo lloj padie te mbroje femijen”, ka theksuar gjate fjales se saj Baraku. Sipas saj, institucioni qe ajo drejton ka dorezuar prane institucioneve shteterore disa rekomandime te posacme. Kjo zyre kerkon me ngulm denim te ashper kundrejt dhunuesit dhe nje mbrojtje te sigurt te jetes te grave te dhunuara dhe femijeve te tyre. “Ne kerkojme nga te gjitha institucionet pergjegjese nje analize te hollesishme dhe serioze per shkaqet e intensifikimit te saj, per menyren e trajtimit te ceshtjeve te dhunes te denoncuara prane institucioneve, qe bejne pjese ne sistemin e referimit te dhunes ne familje, bashkerendimin e punes mes tyre per marrjen e masave urgjente per parandalimin e ketyre akteve me pasoja te renda per familjen dhe shoqerine shqiptare”, ka theksuar Baraku. Sipas saj, duhet te intensifikohet veprimtaria e institucioneve dhe shoqerise civile per edukimin e komunitetit me synim nxitjen e barazise gjinore, luften ndaj dhunes ne familje, komunikimin dhe menyrat paqesore te zgjidhjes se konflikteve brenda familjes. Ritmet e rritjes se dhunes ne familje dhe ndaj grave ne Shqiperi kane ardhur ne rritje. Faktore sociale mund te permendim varferine dhe papunesine, mungesen e theksuar te shkollimit te prinderve, veset e demshme etj.

Kerkesa

Komisionerja Kunder Diskriminim, Irma Baraku ka kerkuar te fuqizohet roli i organeve te qeverisjes vendore dhe marrjen e masave per te parandaluar dhunen ne familje. Baraku, nuk la pa theksuar faktin se duhet nje permiresim i kuadrit ligjor, si dhe akteve nenligjore per sa i perket edhe nje kategorie tjeter te diskriminuarish, sic jane personat me aftesi te kufizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›