E Diel, 1 Nëntor 2026

Baraybar akuza e plote qe i behet nga familjaret e te zhdukurve nga Suhareka

Suhareke 26 Dhjetor 2010 Update - Gjate kohes se luftes ne Kosove jane ekzekutuar 49 anetaret e familjes Berisha nga Suhareka trupat e te cileve ende nuk dihet se ku jane. Pas perfundimit te luftes familjaret e viktimave kane kerkuar vazhdimisht trupat e familjareve te vrare.

Ne vitin 2003 ne kuader te UNMIK-ut ishte hapur nje zyre per te zhdukurit dhe kryesuar i saj ishte Jose Pabllo Baraybar. Ky i fundit akuzohet nga familjaret e viktimave qe pas ekspertizave ka marre pa leje te familjareve 400 mostra klavikulash raporton TCH duke iu referuar korrespondentit te saj.

Hysni Berisha njeriu qe me deshmite e tij doli perballe diktatorit Sllobodan Milloshevic ne Gjykaten e Hages tani ka nje mision tjeter te paperfunduar.

Ai kerkon te perballet para drejtesise me ish-kryesuesin e zyres per te zhdukur ne kuader te UNMIK-ut Jose Pablo Baraybar emri i te cilit po perflitet shume keto dite ne lidhje me hetimet e bera ne territorin e Shqiperise mbi dyshimet per trafikim organesh.

Ne Kosove ndaj Jose Pablo Baraybar nga viti 2006 eshte ngritur nje aktakuze dhe ai po ndiqet penalisht. Aktakuza eshte ngritur nga familjet e viktimave te luftes te cilat e akuzojne Barajbarin se pa lejen e tyre u ka marre duke i vjedhur kesisoj me shume se 400 klavikula me pretendimin e ekspertizes mjeko-ligjore.

Baraybar ka bere krime ndaj eshtrave te te dashurve tone. Ne jo qe kemi qene te fyer dhe ofenduar pasi te marresh eshtrat pa e pyetur familjarin kete e bejne njerez qe nuk kane ndjenja njerezore. Kjo ka bere qe ne te shkojme deri ne padi penale ndaj Baraybarit eshte shprehur Hysni Berisha.

Sipas tij koleksionisti forensik skeletor Baraybar ka prekur thelle ne plaget e pasheruara vecmas te kesaj familje qe edhe pas 11 vitesh nuk iu jane kthyer eshtrat e 49 anetareve te familjes.

Na kane informuar si familjare se Baraybar krahas eshtrave qe merrte per hulumtimin e ADN-se i ka perdorur ato edhe per studime shkencore. Ne kemi kerkuar te dime se cpo ndodh me ato eshtra por asnjehere nuk kemi marre pergjigje shprehet Berisha.

Ai posedon dokumente dhe materiale te shumta nga institucionet kosovare madje edhe ato boshnjake duke perfshire edhe te Tribunalit te Hages qe tregojne se pervec eshtrave te kosovareve Baraybar per qellime te tij personale dhe per punime shkencore ne te njejten menyre ka keqperdorur edhe eshtrat e boshnjakeve ne Bosnje.

Kemi informuar edhe Ministrine e Puneve te Jashtme te Peruse nga vjen dhe Baraybar dhe kemi kerkuar qe te merren me kete ceshtje. Serbia na ofron per trafikim organesh nderkohe qe ne edhe sot nuk kemi kufomat tona. Ndaj familjes Berisha nuk eshte bere krim por gjenocid thote Berisha.

Sipas kallezimit penal Baraybar akuzohet te kete vjedhur mostra te brinjeve klavikulave dhe dhembe te mbi 800 viktimave te zhvarrosura ne Bosnje dhe Kosove.

Me pas me leje te Gjykates se Hages ne periudhen kohore tetor-dhjetor 2003 ka marre detyren e tij ne Kosove ne cilesine e kryesuesit te zyres per te zhdukurit ne kuader te UNMIK-ut.

Megjithate ai eshte larguar nga Kosova dhe asnjehere nuk i eshte pergjigjur gjykates. Nderkohe ne pritje te eshtrave te grabitura ne varrezat qytezes se Suharekes 49 varret e hapura per viktimat e luftes mbeten bosh.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›