E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura, nis korigjimi i testevetë letërsisë

TIRANE- Nuk ka një datë të saktë se kur do të dalin përgjigjet e testit të Letërsisë. Drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Fatmir Vejsiu, ka deklaruar se ky proces këtë vit do të zgjasë më shumë se një vit më parë, për shkak të shtrëngimit të procedurave gjatë vlerësimit. "Duke qenë se këtë vit nuk do të ketë rivlerësim të testeve, por Ministria ka shtuar një filtër të dytë që nuk do të lejojë gabime gjatë vlerësimit të tyre, që është një grup specialistësh të një niveli shumë të lartë, mendojmë që edhe procesi i vlerësimit të testeve të Letërsisë do të zgjasë më shumë se një vit më parë, - ka sqaruar kreu i Arsimit parauniversitar, Vejsiu. - Pikërisht për këtë arsye ne nuk jemi në gjendje të japim një datë të saktë se kur do të përfundojë korigjimi i testeve të Letërsisë, por themi se nuk do të zgjasë më shumë se sa 10 ditë". Korigjimi i testeve të Letërsisë do të nisë gjatë ditës së sotme në katër qendrat e vlerësimit, atë të Tiranës, Elbasanit, Fierit dhe Shkodrës. Pas përfundimit të provimit të Letërsisë, testet e plotësuara janë mbledhur në Tiranë, ku më pas janë shpërndarë nëpër katër qendrat e testimit. është pasur kujdes që qendrat të mos korrigjojnë testet e zonës që mbulojnë.
(s.g/GSHBalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›