Barazia gjinore, Kodra: Në 2013-ën 30% e deputetëve të jenë gra
TIRANË- "Rritja e numrit të grave në vendimmarrje është një domosdoshmëri", tha të martën zv/ministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta, Filloreta Kodra, gjatë forumit me temë "Reforma zgjedhore dhe zbatimi i kuotës gjinore në Shqipëri", ku u prezantua peticioni për ndryshimin e kodit zgjedhor lidhur me rritjen e pjesëmarrjes së gruas në vendimmarrje
Kodra, në fjalën e saj, gjatë këtij forumi theksoi se "synimi ynë është që në vitin 2013, pjesëmarrja e grave në parlament të jetë në kuotën e 30%".
Mesila Dodës, deputete e Partisë Demokratike, theksoi në këtë forum se "kjo iniciativë, ky peticion është një hap cilësor për ta bërë gruan pjesë të barabartë të shoqërisë. Ndërsa deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, e vuri theksin tek ligji dhe zbatimi i tij.
Pjesëmarrësit në këtë forum ranë dakord për nënshkrimin e një peticioni për ndryshimin e kodit zgjedhor, dy shtyllat kryesore të të cilit janë; përmirësimi i kodit zgjedhor, duke vendosur si detyrim ligjor, ndaj çdo partie politike që merr pjesë ne zgjedhje, kandidimin e 1 gruaje në çdo 3 emra, në çdo listë elektorale për deputetë, kryetar bashkishë dhe komunash, anëtarë të këshillave bashkiake e komunalë dhe anëtarë të KQZ, KZAZ..etj.
Shtylla e dytë ka të bëjë me sanksionimin me ligj dhe detyrimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që të mos pranojë asnjë listë të kandidatëve në zgjedhje të partive politike, në KQZ, KZAZ, që nuk plotëson këtë detyrim.
(ma.ar/BalkanWeb)