Vlorë, tre në pranga për vjedhje

Në pranga ranë Gramoz Isaraj, 19-vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, K. N., 16-vjeç, banues në lagjen “Partizani” i dënuar më parë për vjedhje si dhe E. B., 16-vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”.
Ndalimi i këtyre shtetasve u krye pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me një person tjetër ende të paidentifikuar më datë 23.12.2011 dyshohet të kenë vjedhur në banesën e shtetasit A. Haxhiraj, në lagjen “15 Tetori”, pjesë këmbimi automjetesh e sende të ndryshme.
Vlera e materialeve të vjedhura kapte shumën e rreth 200.000 lekë, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale në një pikë grumbullimi hekuri. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Vjedhja” e kryer në kushtet e bashkëpunimit. /Start/
2011-12-27 13:28