Mbi 2 mijë ish-pronarë kompensohen gjatë kësaj jave

Ky fond përbën 10% të totalit të shumës financiare që duhet të përfitojnë për kompensimin e plotë të pronave të tyre të 2400 pronarët e përzgjedhur në këtë grup.
Burime të AKKP-së bëjnë të ditur se gjatë vitit 2011 sipas grupeve të ish-pronarëve arrin në 1,3 miliardë lekë shuma e dhënë nga agjencia, e cila përbën 37% të fondit. Por ndërkaq, në 31 dhjetor 2011 skadon afati i vendosur nga Kuvendi i procesit të kthimit të pronave tek pronarët e vjetër ligjorë, ndërsa janë rreth 8000 dosje ende pa vendimet përkatëse të njohjes së pronave, ku pjesë e tyre do të jetë dhe kompensimi fizik, apo financiar. Mbyllja e degëve rajonale të AKKP-së në qershor 2009, ndikoi në ngadalësimin e shqyrtimit të dosjeve të depozituara.
Me mbylljen e degëve, numri i kufizuar i punonjësve të AKKP ndikoi në këtë ngadalësim të procesit të njohjes de kthimit ku është e mundur të pronës. Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë po harton një draft për shtyrjen e këtij afati. Sipas planit, duke nisur nga fillim viti 2013, AKKP duhet të nisë zbatimin e skemës për kompensimin fizik të ish-pronarëve.
Për këtë proces po punohet për një informacion të saktë dhe përfundimtar mbi numrin e subjekteve që kërkojnë kompensim si dhe faturën totale financiare të procesit. Por fillimi i zbatimit masiv të kompensimit fizik nga AKKP kërkon paraprakisht përfundimin e procesit të njohjes dhe kthimit të pronës, aty ku është e mundur, ç'ka parqet vështirësitë e realizimit për vetë afatet kohore të vendosura me ligj.
Sipas AKKP-së, në dispozicion të pronarëve të vjetër, të shpronësuar pas vitit 1944, të cilët deri sot ende nuk kanë ripërfituar pronat e tyre të shtetëzuara, qeveria ka deri tani në dispozicion fondin fizik prej mbi 71 000 ha pyje, mbi 17 000 ha tokë bujqësore si dhe mbi 100 objekte. /Start/
2011-12-27 12:10