Imami: Politika jonë, forcim i kapaciteteve të mbrojtjes
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, duke analizuar veprimtarinë e Forcave të Armatosura shqiptare gjatë vitit 2011, tha se politika jonë e mbrojtjes synon forcimin e kapaciteteve të tyre.
Gjatë një konference për shtyp, ministri Imami theksoi se viti 2011 ka qenë një vit reformash në strukturat e Forcave të Armatosura(FA) në kuadër të modernizimit dhe përmbushjes së standardeve si vend anëtar i NATO-s.
Sipas ministrit, moment i rëndësishëm për strukturat e mbrojtjes këtë vit veçohet procesi i demontimit të municioneve të tepërta. "Në vitin 2010 u demontuan 20.653 ton municione të tepërta, ndërsa në vitin 2011 kjo sasi shkoi në 26.500 ton dhe kjo përbën një garanci për ta mbyllur këtë proces brenda vitit 2013", theksoi Imami.
(ma.ar/BalkanWeb)