Barazimet e grupit D. Te gjithe ne gare per Euro 2012

Kryesuesit e grupit D, ku bën pjesë edhe Shqipëria ndahen në barazim 1-1, që mban në lojë të gjithë pretendentët për kualifikim në Euro-2012. France mban kryesimin e grupit me 1-1 e arritur në Bjellorusi, duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve në 6 ndeshje të luajtura, ndërsa Bjellorusët janë të dytët me 4 pikë diferencë. Skuadra e teknikut Laurent Blanc nuk kanë pasur inspirimin e duhur, duke u vënë shpesh në vështirësi nga kundërshtari, tepër agresiv.
Bjellorusia, që e nisi fushatën eleminatore pikërisht me fitoren 1-0 në Stade de France, ka rrezikuar me Igor Shitov duke e vënë Hugo Lloris në dy momente në vështirësi. Komplikohet situata për Francën në minutën e 20, kur mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal, i kthyer në skuadër pasi luftoi me sukses kancerin, devijoi në rrjetën e tij një goditje dënimi, duke befasuar Lloris.
Por Francës i janë dashur vetëm dy minuta për të ekuilibruar rezultatin. Mesfushori i Chelsea, Florent Malouda, ka gjetur këndin e pambuluar të portës bjelloruse, i shërbyer nga Karim Benzema. Kështu një fitore e Shqipërisë në transfertën e Bosnjes do ti ngjiste kuqezinjtë në vendin e dytë, vetëm dy pikë larg gjelave të Francës.
Eno Skarço Azhornuar së fundi ( e shtunë , 04 qershor 2011 )