“Rally Albania”, është gati për garën

“Rally Albania” është gati për garën. 400 konkurues nga 20 vendet europiane do të bëhen pjesë e garës më të famshme në Shqipëri "Rally Albania".
Drejtuesit dhe organizatorët, thonë se gjithçka është në vendin e duhur, për të nisur provën nga dita e dielë dhe për të ecur 3 km. Ndërsa gara e shpejtësisë për të gjithë pjesëmarrësit është ajo e së hënës, e cila nis nga sheshi "Nënë Tereza" drejt veriut të Shqipërisë.
Julinda Dhame, drejtuese e “Rally Albania” dhe organizuesi i garës Edvin Kasimati, tregojnë detajet dhe pritshmërinë.
Kjo është hera e gjashtë që në Shqipëri organizohet nga “Rally Albania”, gara me makina, motorrë. Të tilla nisma shërbejnë jo vetëm për të provuar shpirtin garues të pjesëmarrësve, por edhe si promovuese mjaft e mirë e turizmit në Shqipëri.
Organizatorët thonë se nga Shqipëria janë 7 konkurues, prej të cilëve ka dhe talente që mund të kryesojnë bindshëm në këtë garë.