Djokovic jashte turneut te Mbretereshes

Tenisti serb Novak Djokovic nuk do të luajë në turneun Mbretëresha, me pistë bari, që nis ditën e hënë.
Tenisti numër 2 në botë, i mundur dje në gjysmëfinalen e Roland Garros nga Roger Federer, vuan nga një problem në gju.
Në turne nuk do të marrë pjesë as francezi Richard Gasquet, i dëmtuar në një këmbë, ashtu sikurse amerikani Mardy Fish.
Sipas agjencive sportive të lajmeve, në dyshim është edhe skocezi Andy Murray, i dëmtuar në një kavilje.