Protestat kunder Al- Asad 63 te vdekur nga bombardimet

Në protestat në Siri kundër regjimit të presidentit, Bashar al-Asad janë vrarë 63 persona. Lajmin e kanë bërë të ditur burime të opozitës sipas të cilave represioni në Hama u ka kushtuar jetën 50 personave. Të gjithë të vrarë nga forcat e sigurisë sipas organizatës për të drejtat e njeriut "Savasiah". Në qytetin Rastan ushtarët qëlluan kundër civilëve duke vrarë shtatë vetë.
Në shumë pjesë të vendit është ndërprerë lidhja e internetit ndërsa nga siria flitet dhe për boimbardime. Sipas televizionit shtetëror në përleshje janë plagosur të paktën 80 forca sigurie . Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon, është shprehur tepër i shqetësuar për rritjen e numrit të viktimave në protestat në Siri.
Që nga fillimi i demonstratave kundër qeverisë siriane në mesin e marsit, sipas raportimeve, kanë humbur jetën 1000 vetë, u shpreh sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban ki Moon kërkoi një hetim të pavarur të të gjitha rasteve.
Rusia deri më tani nuk ka pranuar që gjendja në Siri të trajtohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara megjithatë analistët shprehen se ndërhyrja në Damask si në Tripoli është e pamundur.