E Diel, 1 Nëntor 2026

Barazon Mainc 05 i Jahmir HykësMesfushori i Kombëtares shqiptare ishte në bankinë, teksa trajneri Tuchel nuk i dha mundësinë për t’u aktivizuar.

Mainc 05 i Jahmir Hykës barazoi 2-2 në shtëpi me Bajer Leverkuzenin, në javën e parë të Bundesligës 1 gjermane. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte në bankinë, teksa trajneri Tuchel nuk i dha mundësinë për t’u aktivizuar.

Golat për Maincin u shënuan nga Hoogland dhe Gunkel (direkt nga gjuajtja e lirë), ndërsa për Bajer Leverkuzenin nga Derdiyok dhe Kiesling. Jahmir Hyka është thirrur për ndeshjen miqësore ndërkombëtare të Shqipërisë ndaj Qipros (12 gusht). 

Hanoveri i Altin Lalës humbi në transfertë 1-0 kundër Hertës së Berlinit, me një gol të shënuar nga Kacar në minutën e 82-të.

Nurembergu i Albert Bunjakut humbi në shtëpi 2-1 me Shalke 04, kosovari qëndroi në bankinë gjatë gjithë ndeshjes.

Ingolstadt 04 i Emin Ismailit fitoi thellësisht 5-0 kundër Rot Vajs Erfuhrt, në javën e tretë të Bundesligës 3. Ismaili hyri si zëvendësues në minutën e 63-të në vend të Leitl.

Dinamo Drezden e Bekim Kastratit humbi në shtëpi 0-3 me Sandhauzen. Sulmuesi kosovar luajti si zëvendësues nga minuta e 57-të në vend të Soltaut.
 

E Shtune, 08 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›