Barazon TiranaBesa pëson 6 golanë Greqi
TIRANE- Tirana ka barazuar 1-1 në takimin e kthimit të Europa League përballë Utrehtit, duke treguar një paraqitje komplet tjetër nga ajo e javës së shkuar. Skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova ka qenë e frikshme, sidomos në pjesën e parë, kur mund të kishte realizuar të paktën 3 gola. Disfata e pësuar javën e shkuar nuk linte shumë shpresa, por të paktën bardheblutë luajtën një përballje me zemër. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për Tiranën, pasi Volfsvinkel realizoi golin e avantazhit që në minutën e tretë. Pas këtij momenti, Starova e hodhi skuadrën në sulm dhe Andi Lila gjeti barazimin në minutën e 11-të. Një gol që i dha më shumë zemër skuadrës shqiptare, e cila u hodh në sulm, por vetëm pjesa e parë nuk mjaftoi për të bërë diçka të mirë, pasi në të dytën, skuadrat u dukën të lodhura dhe nuk u interesuan shumë për rezultatin. Gjithsesi, paraqitja e bardhebluve ka qenë shumë herë më ndryshe nga ajo në Holandë.
Ndërkohë, Besa e Kavajës është mundur 6-1 në Athinë nga Olimpiakosi, duke dhuruar një tjetër paraqitje të turpshme. çudia ka qëndruar në faktin se pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola, ndërsa në të dytën janë shënuar 7 të tillë, duke ngritur sërish tymnajë mbi drejtësinë e rezultatit, ndonëse, Besa kishte përballë një prej ekipeve më të forta të Ballkanit.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)