E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i GJNDTadic: Do luftojmëme mjete ligjore

BEOGRAD- Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për ta quajtur të ligjshme pavarësinë e Kosovës, ka ardhur edhe reagimi i presidentit serb Boris Tadic, i cili e ka quajtur një vendim të rëndë për vendin e tij.

Tadiç deklaroi sot se "vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është një vendim i rëndë për Serbinë", duke shtuar se "është e qartë se GJND-ja nuk e bëri deklaratën për sa i përket problemit të ndarjes".

Tadiç shtoi ndër të tjera se GJND-ja nuk u shpreh në lidhje me propozimin për ndarjen e territoreve, duke shpresuar kështu që ky vendim ti ngelet OKB-së.

"GJND-ja i transferoi problemin Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Serbia do të vazhdojë të luftojë për Kosovën me mjete ligjore dhe paqësore".
Tadiç shtoi se "Serbia ka një plan të qartë me aktivitete diplomatike".
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›