E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtohet shtatë vjetori i vdekjes së Boris Trajkovskit

Në Maqedoni sot shënohet shtatë vjetori i humbjes së jetës së presidentit të ndjerë të Maqedonisë, Boris Trajkovski, i cili humbi jetën në një fatkeqësi ajrore.
 

Më 26 shkurt të vitit 2004 ndodhi fatkeqësia tragjike e rrëzimit të avionit të presidentit Trajkovski në afërsi të Mostarit në Bosnjë-Hercegovinë.
Në bordin e avionit ishin edhe bashkëpunëtorët dhe stafi i presidencës, të cilët gjithashtu humbën jetën në këtë fatkeqësi.

Versioni zyrtar i arsyes së rrëzimit të avionit ishn lëshimet e ekuipazhit gjatë procedurës për tejkalimin e aeroportit, ku ka pasur mjegull dhe kushte të rënda atmosferike. Aleksandar Trajkovski, vëllai i ish-presidentit deklaroi këto ditë se ai është vrarë dhe nuk bëhet fjalë për fatkeqësi rastesore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›