E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA, ultimatum Serbisë dhe Kroacisë

Nga Express më 26 shkurt 2011 në ora 09:19

Serbia dhe Kroacia do të kenë kohë deri në fund të këtij viti të konkretizojnë hapat për luftë ndaj huliganizmit, pas ultimatumit të dhënë nga UEFA. Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka zhvilluar takime të ndara me presidentin e Serbisë, Boris Tadic dhe homologun e tij kroat, Ivo Josipovic, të enjten.

Të dyja shtetet kanë thënë më pas se janë paralajmëruar se ekipet kombëtare dhe klubet mund të përjashtohen nga futbolli ndërkombëtar, ndërsa UEFA dha detaje tjera shtesë të takimeve, përfshirë komentet nga Platini.

“Më duhet të theksoj, nëse UEFA nuk sheh shenja pozitive dhe të qarta se janë duke u marrë masa brenda kalendarit të këtij viti, ekziston rreziku serioz i suspendimit të kombëtareve dhe klubeve të të dyja asociacioneve nga garat evropiane”, tha Platini në komunikatën e UEFA-s.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›