E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça, Mesi i merr të gjitha Favorit për Këpucën e Artë

Unikal

është një kanibal që nuk u lë të tjerëve as kockat. Lionel Mesi këtë vit do gjithçka, deri edhe të vetmin trofe personal që i mungon. Pasi ka fituar “Topin e Artë” dhe “FIFA World Player”, falë “tripletave” me Barcelonën, këtë herë “pleshti” mund të rrëmbejë edhe “Këpucën e Artë”. Në fakt me golin ndaj Real Madridit, Mesi (27 gola) është ngjitur në krye të klasifikimit, duke lënë pas Uejn Runin. Pra, këtë vit, Mesi do vërtet gjithçka. Nuk i mjafton më La Liga e Champions, nuk i mjaftojnë “Topi i Artë” dhe “Fifa World Player”. Pleshti, “hirushja” e futbollit të kohës sonë, përgatitet të veshë edhe “këpucëzën” e bomberit. Ndoshta në pritje të hedhë firmën e tij në botërorin afrikanojugor. Fakti është se, duke u transformuar në golashënues i pamposhtur, Mesi thyen çdo konkurrencë, duke lënë pas edhe fenomenin Runi (26 gola), uruguaianin e zbuluar tek Ajaksi, Suarez (33). Pastaj është e drejtë që të mos i mungojë asgjë: fitoi “El Clasico”-n e tij personale me Higuain dhe atë me argjentinasin tjetër, Tevez. Kristiano Rolando është shumë larg.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›