Roma e meriton vendin e parë. Decizive është java e fundit
Masimo Morati parashikon tension deri në javën e fundit. Ditën pasi ka humbur lidershipin e Serisë A, presidenti i Interit bën komplimente për Romën, mban në garë Milanin, por vazhdon të besojë te fitorja finale. “Roma e meriton kreun, sepse ka luajtur mirë të dielën dhe ka pasur një vazhdimësi të konsiderueshme në fazën e dytë. U takon dy skuadrave të luajnë mirë në 5 ndeshjet e fundit”. Lufta do të jetë e ashpër deri në ndeshjen e fundit: “Që nga fillimi i kampionatit kam dashur të them se të gjitha ndeshjet janë decizive. Besoj se në këto momente do të jetë decizive java e fundit. Kjo është ndjenja. A do ta ndërroja kampionatin me Champions-in? Jo, nuk do ta ndërroja...”. Asnjë dyshim për skuadrën e tij: “A besoj te titulli? Pa dyshim që besoj...!”. është një luftë Roma-Inter? “Jo, 3-4 pikë janë pak, përgjigjet ai, gjithçka është e hapur, shumë interesante për ju, më pak për ne. Megjithatë nuk është një çështje përqendrimi, nevojitet që skuadra të bëjë atë që ka bërë gjithmonë. Të fitojë çdo ndeshje dhe të mos mendojë për asgjë tjetër veçse për ndeshjen e radhës”.
#