E Diel, 1 Nëntor 2026

Barça, Xavi dhe Pedro zgjasin kontratën

Barcelona ka lajmëruar sot, përpara nisjes së tyre në Afrikën e Jugut me Spanjën, zgjatjen e kontratës me Xavin e Pedron.

Ajo e mesfushorit Xavi Hernandez, 30 vjeç, e firmosur që më parë deri në 2014, është integruar me dy klauzola të reja që lejojnë zgjatjen deri në 2016.

Konfirmohet gjithashtu edhe klauzola e anulimit prej 80 milionë eurosh.

Sulmuesi Pedro Rodriguez, 22 vjeç, ka zgjatur qëndrimin e tij me 1 vit, deri në 2015. Klauzola e anulimit për të shkon nga 75-90 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›